E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i Boboshtices nje vit burg kreut te OMONIA-s

Një vit burg ka vendosur Gjykata e Korçës për kreun e OMONIA-s Naum Disho dhe 1.5 vjet lirim me kusht për punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe nën akuzën e dhunimit të varreve duke rrëzuar atë të ndërtimit pa leje.

Pas hetimeve të kryerja dhe pyetjes së dëshmitarëve, ka rezultuar se janë dhunuar varret e vjetra të fshatit Boboshticë gjatë ndërtimit të memorialit për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës.

Në reagimin e tij pas dhënies së vendimit kreu i OMONIA-s Disho është shprehur se ky ishte një dënim politik si dikur në diktaturë për shkak të origjinës së tij vllahe-greke, ndërsa punëtorët në seancën e mëparshme kërkuan drejtësi,pasi sipas ata ishin thjesht punëtorë që ishin marrë me pagesë ditore për të kryer punimet në ndërtimin e memorialit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›