Aguero, s’mendon për largim

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka theksuar se është i lumtur në futbollin anglez dhe insiston se nuk planifikon të largohet nga Etihad Stadium.
Ylli argjentinas ka realizuar 29 gola në të gjitha garat për Cityn, në sezonin e tij të parë në klub pas transferimit nga Atletico Madrid.
“Kur kam ardhur këtu kam menduar se do të më nevojitet më tepër kohë të adaptohem, por kam filluar të shënoj nga fillimi. Kurrë nuk kam thënë se dua të luaj për Real Madridin. Jam i lumtur në Manchester City”, deklaroi Aguero për Sky Sports News.