E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron takohet me Karzain, bisedime rreth partneritetit

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka mbërritur në Britani për bisedime me kryeministrin e vendit, Dejvid Kameron.

Zyra e Jashtme britanike tha se takimi ka të bëjë me "partneritetin afatgjatë dhe angazhimin pas vitit 2014", kohë kjo kur nga Afganistani pritet të largohen trupat e huaja.

Takimi vjen një ditë pasi Karzai dhe presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ranë dakort në Paris që trupat franceze të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2013 dhe jo më 2014, siç deklarojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Britania ka rreth 9.500 trupa në Afganistan dhe thotë se planifikon tërheqjen e të gjithë trupave deri në fund të 2014-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›