E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet i dyshuari për vrasjen e policit Zymberi

Radisha Vuçiniç, serbi nga fshati Zupç në komunën e Zubin-Potokut, i cili u arrestua dje nga policia e EULEX-it, në bashkëpunim me atë të Kosovës, dhe i akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit më 26 korrik është liruar sonte. Ai tregoi se gjyqtari ndërkombëtar i EULEX-it ka refuzuar kërkesën e prokurorit publik dhe ka liruar Vuçiniç, i cili ishte i dyshuar për gjashtë vepra penale lidhur me vrasjen e Enver Zymberit. Sipas gjyqtares së EULEX-it ai është liruar, pasi nuk kanë ekzistuar dëshmi për asnjërën prej gjashtë veprave penale për të cilat ishte akuzuar Vuçiniç, e për të cilat i kanosej dënimi me deri në 40 vjet burg. Marrja në pyetje e të dyshuarit është kryer në Gjykatën Supreme të Kosovës, kurse veprat për të cilat dyshohej ishin vrasje, vrasje në tentativë, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe armëmbajtja pa leje.Sipas avokatit, është dëshmuar se Vuçiniç nuk ka qenë pjesëmarrës i asnjë prej incidenteve kur është vrarë pjesëtari i ROSU dhe Heroi i Kosovës, Enver Zymberi.Vuçiniç u arrestua dje në fshatin banuar me shqiptar, Çabër, në momentin kur kishte shkuar në zyrën për të rregulluar dokumentet e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›