E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistanezët protestuan kundër SHBA-së

Mbi 100 mijë mbështetës të partisë më të madhe politike në Pakistan janë tubuar në Karachi, për të dënuar sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të vendit.

Protestuesit po ashtu kërkuan që qeveria të vazhdojnë bllokadën mbi dymujore të furnizimeve të NATO-s për në Afganistan.

Islamabadi ka mbyllur rrugët e furnizimit për në shtetin afgan, pas sulmeve ajrore të SHBA-së, të cilat vranë 24 ushtarë pakistanezë më 26 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›