E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo pas fitores me Tiranën (1-0)humbet me Kastriotin 1-0

Dinamo ka humbur ndeshjen miqësore me Kastriotin e Krujës, skuadër e sapongjitur në Kategorine Superiore. Krutanët e drejtuar nga tekniku Ramadan Ndreu fituan me rezultatin e ngushtë 1-0, me gol të shënuar në minutat e fundit nga Oriand Abazaj.
Dinamo para sfidës së humbur me CSKA në Sofie kishte fituar miqësoren e parë kundër Tiranës me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga senegalezi El Haxhi Goudjabi
Miqësorja e ardhshme e Dinamos do të jetë kundër Flamurtarit të Vlores, kampion i Kategorise së Parë në sezonin e fundit gjatë turneut për trofeun e "Birrës Norga".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›