Tragjedia në Tisa, 4 persona dyshohen si organizatorë
PRISHTINE-Policia e Kosovës i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve nëpër lumin Tisa që ndan Serbinë me Hungarinë.
Ndërkohë 9 ditë pas zhdukjes së 19 kosovarëve, policia e Hungarisë po vazhdon intensivisht kërkimet për gjetjen e ndonjë trupi të pajetë.
Kurse Policia kosovare planifikon të nisë një ekip në Hungari. Gazeta Express e Kosovës bën të ditur se policia ka identifikuar një person me inicialet S.H si një nga organizatorët kryesorë të udhëtimit klandestin. S. H. nga Podujeva, është personi të cilin Policia e Kosovës, ende nuk ka vënë kontakte për ta pytur në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Gazeta kosovare Express se vizitën e policisë në shtëpinë e të dyshuarit e konfirmon edhe gruaja e të dyshuarit, SH. H., e cila megjithatë, e kundërshton mundësinë që burri i saj të ketë lidhje me këtë tragjedi.
Mdërkohë Vesel Jahaj, është babai i Elvira Jahës, trupin e pajetë të së cilës policia hungareze e ka gjetur në bregun e lumit Tisa, dhe sipas tyre, e njëjta është identifikuar nga burri i saj Blerim Rama.
“Unë e kam përfunduar punën me policinë. Atyre u kam treguar krejt çfarë di. Edhe për personin që ka organizuar këtë udhëtim”, thotë shkurt Veseli për Express.
Ai dhe familja e tij janë më shumë të shqetësuar, ngase nuk e dinë se si të veprojnë në këtë rast, të udhëtojnë privatisht drejt Suboticës apo të presin ndonjë udhëzim nga shteti.
Deri të shtunën pasdite, familja Jahaj nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet përkatëse.
Por përmasat e Tragjedisë së Tisës, e cila ende zyrtarisht nuk vërtetohet si e tillë, pritet të jenë më të mëdha se sa që janë menduar deri më tani.
Në varkën e përmbysur në mbrëmjen e 15 tetorit të këtij viti, në lumin që ndan Serbinë dhe Hungarinë, dyshohet se kanë qenë gjithsej 19 persona.
Kështu së paku u ka deklaruar të afërmeve të tij, Blerim Rama, i cili së bashku me dy fëmijët e tij 1 dhe 3 vjeç, deri më tani janë të vetmit e mbijetuar.
Sipas Blerimit, në varkën e përmbysur ka pasur fëmijë, burra dhe gra të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, në përpjekje për të shkuar në shtete të ndryshme të perëndimit.
Deri të shtunën pasdite, Policia e Kosovës, në lidhje me këtë tragjedi nuk ka arrestuar askënd dhe nuk ka lëshuar asnjë fletarrest.
Por, sipas tyre, një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë drejt Hungarisë, për të hetuar rastin e mbytjes së shtetasve kosovarë në lumin Tisa.
Përveç dy kufomave të identifikuara, një mashkulli të gjetur në territorin hungarez dhe një femre të gjetur në territorin serb, zëdhënësi i policisë së Hungarisë tha se është bërë identifikimi edhe i femrës së dytë të gjetur në bregun lumit në pjesën serbe.