E Diel, 1 Nëntor 2026

Boks/ Rikthehet ringu në federatë

Federata Shqiptare e Boksit duhet të priste më shumë se një vit që të rikthente më në fund ringun e saj që mbahej nga ish-presidenti i federatës së "dorezave", Veap Lamaj. Prej muajit mars të vitit 2007-të, kur u zhvillua kampionati kombëtar i pionerëve në qytetin e Pogradecit, federata e boksit ishte detyruar që shumë aktivitete t'i zhvillonte në Shkodër. Por është dashur ndërhyrja e vetë përfaqësuesve të ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe asaj të Boksit, që ringu i dytë në Shqipëri pas atij të Shkodrës të gjejë strehë përfundimisht te pallati i sportit "Asllan Rusi" dhe të jetë në dispozicion të federatës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›