E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipizëm/ Gara e radhës, ndoshta në Dajt

Pak ditë nga gara lokale e zhvilluar në qytetin e Beratit, "Kupa Tomorri" aktiviteti i radhës për sportin e kuajve ai i 13 qershorit do t'i rikthehet sërish kryeqytetit. Këtë herë bëhet fjalë për kampionatin kombëtar konkurs me pengesa. Ndryshe nga herët e tjera ku garat janë zhvilluar mbrapa "Qemal Stafës", sipas zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Hipizmit, Arjan Rugji është planifikuar që konkursi me pengesa të zhvendoset në fushën e Dajtit. Kjo po sipas Rugjit ka qenë një dëshirë e vetë presidentit të Federatës Shqiptare të Hipizmit. Veprimtaria e 13 qershorit është aktiviteti i katërt i kësaj Federate për vitin 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›