Hendboll/ Turneu i të rinjve më 31 maj

Më datën 31 maj do të zhvillohet në kryeqytet turneu i të rinjve. Në aktivitetin e përvitshëm të Federatës Shqiptare të Hendbollit mendohet të marrin pjesë 6 ekipe nga Tirana, Vllaznia dhe Elbasani. Sekretari i përgjithshëm i federatës së hendbollit, Kujtim Trasja tha për ‘Panorama Sport' se takimi i të rinjve mund të zhvillohet ose në terrenet sportive të shkollës "Qazim Turdiu" ose në ambjentet e Akademisë së Edukimit Fizik. Ekipet pjesëmarrëse do të luajnë me sistem rrethi. Gjthashtu sekretari Trasja shtoi se po bëhen përpjekje maksimale që skuadra e Elbasanit, kampionia e sezonit të kaluar që drejtohet nga trajneri Armand Cakalli të marr pjesë në Kupën e Kupave.