E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks, Ukrainasi Klitchko kampion bote ne peshat e renda

DUSSELDORF - Boksieri ukrainas Vladimir Klitchko ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, duke bere nokaut pesë sekonda para përfundimit të përballjes, sfidantin amerikan Eddie Chambers.
Përballja është zhvilluar dje mbrëmë në qytetin gjerman Dusseldorf, në një stadium para rreth 51 000 shikuesve.
Klitchko mbrojti titullin e kampionit botëror në tri kategori – WBO, IBO dhe IBF.
Klitchko (33) e dërmoi amerikanin 27-vjeçar që në raundin e dytë, por nokauti pasoi vetëm në rundin e 12.
Klitchko dominoi ndeshjen dhe nokautoi kundërshtarin me një goditje të majtë, pesë sekonda para përfundimit. Chambersit iu deshën disa minuta që të vijë në vete, ndërsa gjyqtari nuk numëroi.
Bilanci i ukrainasit është 54 fitore dhe tre humbje, 48 me nokaut. Chambers pësoi humbjen e dytë në karrierë, dhe ka 37 fitore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›