Boksieri britanik Derek isora eshte pezulluar pa afat nga Federata WBC

Pezullimi ka ardhur i pamëshirshëm dhe i pacak. Të paktën njëra nga federatat e boksit, ajo WBC, vendosi ta pezullonte pa afat boksierin britanik, Derek Çisora, pas ngjarjeve të turpshme që ndodhën para dhe pas ndeshjes për titullin botëror të peshave të rënda ndaj ukrainasit Vitali Kliçko në Mynih të Gjermanisë në 19 shkurt të këtij viti.
Çisora goditi me shuplakë rivalin e tij para përballjes, i hodhi ujë në fytyrë vëllait të tij, Vladimirit, ndërsa u përfshi në një sherr të shëmtuar me ish-boksierin britanik të peshave të rënda, Dejvid Hej, në konferencën e shtypit pas ndeshjes.
Kliçko fitoi me pikë dhe mbrojti sërish titullin e tij botëror.
Pezullimi ndaj Çisorës mund të hiqet më pas. Boksieri u ftua që të bënte një vizitë mjekësore për të kontrolluar nervat e tij dhe nëse rezultatet do të jenë pozitive, ai edhe mund të kthehet në ring.
Këshilli Britanik i Boksit e ka thirrur Çisorën në një seancë dëgjimore, për të vendosur masat që do të ndërmarrë ndaj tij, ndërsa vetë boksieri ka shprehur pendesë për ngjarjen, duke i kërkuar falje familjes së tij, bashkëpunëtorëve, publikut dhe komunitetit të boksit në të gjithë botën për veprimet e tij.