E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prag Gjermani-France

Ajo që do të jetë skuadra vendase, ka më shumë trofe dhe dekorata në gjoks, por ekipin që do të ketë përballë ka 24 vjet që nuk e mund. Gjermania luan në fushën e saj ndaj Francës, një miqësore që do të zhvillohet në Bremen, ndërsa të dyja palët kanë fjalë lavdërimi për njëra-tjetrën.
“Franca është një skuadër shumë e fortë dhe me lojtarë të shkëlqyer si Frank Riveri dhe Karim Benzema. Jemi shumë të emocionuar dhe synojmë fitoren. Jam i bindur se mund t’ia arrijmë” theksoi Ozil.
Trajneri francez, Loran Blank, ka disa vërejtje për ekipin e tij, pasi e vlerëson shumë lart Gjermaninë.
Për këtë arsye, Blank deklaroi se “ne e dimë se Gjermania është një skuadër e madhe dhe pres që skuadra ime të jetë bindëse në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të luajmë më mirë sesa kohët e fundit. E kam studiuar Gjermaninë dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në 20-25 minutat e para, pasi gjermanët sulmojnë shpejt dhe kanë lojtarë të lëvizshëm. Më pas, shpresoj ta vemë kundërshtarin në vështirësi”.
Gjermania mund të quhet si e rikthyer në elitën europiane dhe botërore, ndërsa Francës i duhet ende punë që të jetë aty.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›