E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolivi dhune ne futboll

Një ndeshje futbolli në Bolivi, e luajtur në qytetin Kokabamba u shndërrua në një arenë përleshjesh, me shumë që u spostua nga fusha nëpër rrugë. Skuadra vendase, Vilsterman luante përballë Universitario de Santa Kruz, në tentativat për të siguruar ngjitjen nga Kategoria e Dytë në aktivitetin elitar profesionist. Por, në një ndeshje kaq të rëndësishme, gjithmonë ka shumë vend për kontestime dhe trajnerin e Vilsterman e kanë tradhëtuar nervat, për faktin se gjyqtari nuk akordoi 11-metërsh në dy momente kur topi u pret me dorë në zonë. 

Vilsterman kërkonte me patjetër fitoren, megjithatë rezultati final i ndeshjes ishte barazimi 2-2. Në fundin e takimit, kontestimet dhe ofendimet ndaj gjyqtarit ishin mjaft të ashpra, ndërsa “xhaketat e zeza” u shoqëruan nga policia për të dalë nga fusha. Me tensionin që u rrit, tifozët e zemëruar pushtuan fushën, ndërsa nuk mungoi ndërhyrja e policisë. Forcat e rendit përdorën edhe gazin lot-sjellës në rrugët rreth stadiumit, në tentativën për të shpërndarë turmën.

Tifozët janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë, ndërsa efektin e gazit e kanë ndjerë edhe gratë, fëmijët dhe të moshuarit që ndodheshin në rrugët pranë impiantit. 12 tifozë janë arrestuar, me pjesën më të madhe të tyre që ka pretenduar pafajësinë, ndërsa sipas mediave lokale, stadiumi me kapacitet 3 mijë vende ishte i tejmbushur, pasi përpara ndeshjes ishin shitur plot 7 mijë bileta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›