Xhonson e Berd ne Broadway

Armiq që prej periudhës kur luanin në NCAA, kampionati i basketbollit të kolegjeve në vitin 1979. Ishte pikërisht në atë periudhë kur në Shtetet e Bashkuara nisi rivaliteti ndërmjet këtyre dy emrave të mëdhenj, e që vazhdoi edhe në nivelin më të lartë NBA.
Pa pikë dyshimi që rivaliteti ndërmjet tyre justifikohej nga fakti se ishin dy basketbollistë të shkëlqyer, por ditë pas dite dhe ndeshje pas ndeshje, antipatia u shndërrua në respect të thellë, në dëshirë për të dhënë gjithmonë maksimumin për të treguar se kush ishte më i miri.
Më pas gjithçka u transformua në miqësi. Dhe këtu ndikoi mamaja e Leri Bërd, me atë që Xhonson e kujton edhe sot si gjestin më të thjesht, por edhe më kuptimplotin: një përqafim.
Ky përqafim tashmë mund të përjetohet në “Broadëay”, duke ndjekur shfaqen muzikore që tregon jetën e dy yjeve të NBA-it. Aty do të tregohet historia e dy kampiomëve të viteve ’80, ku do të zbulohen shumë prapaskena të miqësisë së tyre.
Mes episodeve të shumta që ka shfaqja, Mexhik Xhonson tregon se është mjaft I lidhur me njërin në veçanti, një “telefonatë që i bëri Lerit, për ti thënë se ishte me virusin HIV”. Më tej, Xhonson thekson se nënvijëzon se dikush mund të marrë vendin e tyre në basketbollin e sotëm, edhe pse ka dyshime se kjo mund të ndodhë. Shfaqja muzikore me titullin “Mexhik/Bërd” do të debutojë të mërkurën, më 11 prill.