Bolivi, lind në avion, udhëtime falas për 21 vjet
LA PAZ– Një udhëtare ka lindur në avionin e kompanisë boliviane "TAM", i cili rrugëtonte nga qyteti jugor Tariha për në kryeqytetin La Paz.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Jefrey Holthres ka deklaruar se vajza ka lindur gjatë fundjavës së kaluar në një lartësi prej 7 300 metrash, dy javë para kohës së parashikuar.
Gjatë lindjes asistuan një mjek dhe një infermiere, të cilët gjendeshin në mesin e udhëtarëve të aeroplanit. Nëna dhe foshnja e saj janë mirë dhe menjëherë pas uljes së aeroplanit janë dërguar për në spital.
Vajza e posalindur mori emrin Tami, në nder të kompanisë ajrore, e cila do t’i dhurojë asaj mundësinë që deri në moshën 21 vjeçare të lëvizë pa pagesë në linjat vendore.
(m.a/BalkanWeb)