E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolivi,mbi tetë mijë të infektuar nga ethet tropikale

E ndërsa Bolivia vazhdon të përballet me epideminë më të rëndë të etheve tropikale gjatë dy dekadave të fundit, ekspertët për viruset, e lidhin përhapjen masive të sëmundjes me ndryshimet klimaterike në vend. Spitalet në Bolivi, po përballen me një fluks të madh pacientësh të infektuar nga kjo sëmundje, ndërsa statistikat flasin për më shume së 8,125 raste të raportuara. Deri tani janë regjistruar të paktën katër viktima si pasojë e hemoragjive fatale që po shkakton kjo epidemi e cila shoqërohet edhe me temperature të lartë. Të sëemurë janë regjistruar edhe në vendin fqinj, Paraguaj, duke bere të mendohet se përmasat e saj po rriten dita ditës, ndërsa Bolivia është rajoni i prekur më rëndë nga ethja tropikale. Zona më problematike është Santa Cruz, në të cilën cila sipas raportimeve te mediave, janë lokalizuar rreth 75 % e rasteve. Për të luftuar këtë fenomen, qeveria majtiste e presidentit Evo Morales, ka miratuar një fond prej 1.1 milion dollarësh amerikanë, shumë e cila do të përdoren për ndihma humanitare dhe kontrollet sanitare te epidemisë. Rreth 4000 forca ushtarake janë dislokuar për t'u ardhur në ndihmë ekipeve mjekësore ndërsa janë ngritur edhe disa spitale në baza ushtarake. Mjekët thonë se mosfillimi i sezonit te shirave ka shkaktuar probleme ne zone, dhe shtimi i mushkonjave ka shtuar së tepërmi përhapjen e mikrobeve dhe virusit te sëmundjes. Autoritetet i tremben faktit se numri i te infektuarve mund të arrije deri në 50 000 persona. Simptomat e sëmundjes, e cila zakonisht shfaqet 14-të ditë pasi virusi eshte bartur në organizëm, janë dhembja e kokës, te vjellurat, dhembje muskulore, këputje e temperaturë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›