Milloshoski:Greqia mbron mitin për popull të pastër

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski një një intervistë të dhënë për gazetën gjermane "Tageszajtung", deklaroi se Greqia po vazhdon të mbrojë mitin e saj për popull të pastër. "Kontesti për emrin, nxjerr rrënjët e Greqisë që të mbrojë mitin e saj për popull të pastër, që do të thotë: një shtet, një gjuhë, një komb. Por, në veri të vendit jeton një pakicë maqedonas- folëse të cilës nuk i është lejuar ta përdorë gjuhën e saj amtare dhe të ruajë identitetin e saj kulturor", deklaroi Miloshoski duke u përqëndruar në çështjen e kontestit të emrit. Kryediplomati maqedonas tha se Greqia po tenton që një kombi të vogël si Maqedonia t'ia kontestojë të drejtën e vetëvendosjes. "Emri kushtetues i Maqedonisë është kontestues vetëm për Athinën. Ne do të ishim të përgatitur që Greqisë t'i lejojmë të përdorë emër tjetër për vendin tonë, për shembull "Republika e Maqedonisë (Shkupi), gjë për të cilën qytetarët e Maqedonisë do të vendosin në referendum", theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë në intervistën e tij dhënë për median gjermane.