E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili,protesta ndaj qeverisë për evakuimin

Banorët e Chaiten-it, në Kili, janë përleshur me policinë duke protestuar ndaj vendimit të qeverisë për zhvendosjen e të gjithë banorëve nga qyteti për shkak të aktivizimit të vullkanit, vitin e kaluar. Mali vullkanik gjendet rreth 10 km larg qytetit , dhe disa muaj më parë nisi të nxirrte gaz vullkanik, llavë dhe hi. Aktivizimi i tij nisi në maj të 2008-ës, duke detyruar evakuimin e rreth 7000 banorëve. Qeveria vendosi ta zhvendoste tërësisht qytetin e vogël, por rreth 200 banorë të tij, refuzuan ta pranonin një gjë të tillë dhe protestuan duke bllokuar autostradën. 90 %e qytetit u mbulua nga hiri vullkanik në maj të vitit të kaluar. Protesta e banorëve ka shkaktuar probleme edhe per turistët e zonës të cilët kanë mbetur të bllokuar si pasojë e austradës së mbyllur. Policia ka mbërritur në vendngjarje më helikopterë ndërsa është përpjekur të shpërndaje turmën e banorëve të irrituar. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Më pas protestat kanë degjeneruar në dhunë, e për pasojë të paktën dy persona janë plagosur. Shpërthimi vullkanik në muajin maj, është i pari ndër mijëra vjet, dhe shkaktoi shumë probleme në zonë. Kili është vendi i dytë më i madh dhë me aktiv përsa i përket aktivitetit vullkanik në botë pas indonezisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›