Izraeli,pranon sulmin në ditën finale të ofensivës në Gaza
Izraeli ka pohuar të mërkurën se një prej tankeve të ushtrisë së tij ka vrarë tre vajza në ditën finale të ofensivës ushtarake izraelite mbi Rripin e Gazës. Një hetim i ndërmarrë nga vetë ushtria izraelite zbuloi se dy predha tanku qëlluan mbi një apartament duke lene të vrara tre vajza dhe duke plagosur disa persona të tjerë. Babai i vajzave është Izz el-Deen Aboul Aish, dhe ai është shfaqur duke derdhur lot përpara kamerave të televizionit ndërsa vajtonte te bijat. Hetimi është pjesë e një procesi të gjere hetimor lidhur me vrasjet në radhët e civilëve në Gaza. Aboul Aish tha se që në fillim e dinte se vajzat e tij ishin vrarë nga sulmi izraelit, megjithatë ai përgëzoi faktin se ushtria izraelite pati guximin ta pranonte një gjë të tillë. Babai i vajzave i cili është mjek, tha se pavarësisht tragjedisë që i ka ndodhur, ka ende shpresa për të ardhmen. Izraeli nisi ofensivën ushtarke në Rripin e Gazës në 27 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë mësymjes humbën jetën më shume se 1300 palestineze, 700 prej të cilëve civile. Ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka humbur 11 ushtarë dhe tre civile gjate luftimeve.