E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack: Serbia të mos lejojë strukturat paralele

Bruksel-Eurodeputetja gjermane Doris Pack, në një intervistë të transmetuar nga radio Kosova, duke folur për rezolutën që pritet të miratohet në Parlamentin Evropian, tha se Beogradi nuk duhet të pengojë zhvillimin e shtetit të Kosovës. gjithashtu, Pack ka kërkuar që Serbia të mos mbështesë strukturat paralele. "I kemi bërë thirrje Beogradit të mos pengojë zhvillimin e këtij shteti dhe të mos përkrahë strukturat paralele. Kemi kërkuar që puna e EULEX-it të përkrahet në të gjithë territorin e Kosovës. Por kemi kërkuar edhe nga qeveria e Kosovës që të zbatojë atë që është shkruar në Kushtetutën e Kosovës. Siç e dini Kushtetuta bazohet mbi planin e Ahtisarit. Prandaj, qeveria e Kosovës duhet të japë sinjale të qarta se në Kosovë është e mundur jeta për të gjitha minoritet. Në rezolutë kemi kërkuar edhe themelimin e një Universiteti multietnik në mënyrë që së bashku të kenë mundësi të studiojnë studentë shqiptarë dhe serbë. Ka një universitet në Mitrovicë dhe ka një universitet në Prishtinë, por ky universitet - universiteti multietnik duhet të themelohet në mes të Kosovës. Po ashtu kemi dhënë edhe disa rekomandime se si duhet dhe mundet të ecet përpara në Kosovë”, tha në intervistën e dhënë pak më parë eurodeputetja Pack.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›