E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wordsworth: Serbia të pranojë realitetin në Kosovë

Beograd- Ambasadori i Britanisë në Beograd, Stephen Wordsworth, ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë të integrohet në Evropë, por është bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës. Wordworth theksoi se Serbia duhet ta pranojë realitetin se Kosova është njohur nga 22 shtete të Bashkimit Evropian, nga 27 që ka ky union.

"Me të vërtetë nuk njohë dikë që sinqerisht mendon se ekziston edhe gjasa më e vogël që shqiptarët të kthehen në tryezën e bisedimeve për të biseduar rreth statusit, sikur edhe nuk shoh mundësi që cilido shtet të tërheq vendimin për njohjen e Kosovës”- ka deklaruar Wordworth në një intervistë për “Dnevnik”. Duke folur rreth njohjeve të reja, Wordsworth tha se shumë shtete të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore nuk kanë vepruar në këtë drejtim, pasi Rusia dhe Kina janë kundër njohjes së pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›