KE:Shqiptarët rrezikohen nga papunësia

"Ekonomia në Maqedoni është e ndarë në linja etnike dhe jo në bazë të fuqisë punëtore", ka vlerësuar një studimi i KE-së për Maqedoninë. Komisioni Evropian ka vlerësuar se shqiptarët janë kategoria me e rrezikuar e papunë dhe se pas tyre vijnë komuniteti turk dhe ai rom. Në raportin special evropian theksohet se papunësia vjen si rezultat edhe nga lëvizja e pakët e fuqisë punëtore brenda Maqedonisë, por edhe në territoret ku jetojnë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe trevat e tjera.Studimi i KE-së gjithashtu alarmon edhe ndarjet etnike nëpër sindikatat e Maqedonisë."Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturës është e ndarë në linja etnike dhe përveç saj, një realitet i njëjtë është edhe tek sindikata e tjera në Maqedoni, edhe pse të gjithë qytetarët ndajnë fat të njwjtë: ngarkesa të mëdha tatimore, administratës, orar të palimituar të punës në sektorin privat dhe çështje të tjera", theksohet në raportin e KE-së.