E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Seman një breshkë uji 90 kg

07/04/2009  Ra në rrjetat e tre vëllezërve peshkatarë, të cilët e rihodhën në ujë

Hera e parë që zihet në këto ujëra një breshkë kaq e madhe

FIER- Kapet në Seman nga peshkatarët një breshkë e madhe uji, e dyta brenda një viti. Një breshkë e përmasave të mëdha është kapur nga peshkatarët fierakë. Vëllezërit Lule nga fshatit Topojë e rrethit Fier kanë kapur mbrëmjen e djeshme duke peshkuar një breshkë të madhe uji. Ata kanë qenë 3 vëllezër, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre javën e kaluar për të fituar bukën e gojës për vete dhe familjet. Duke hedhur rrjetat e peshkimit kanë zënë gjallesën e çuditshme të ujit, e cila peshonte rreth 90 kg. Eduarti, Fatmiri dhe Aleksandër Lule janë shprehur se kjo është hera e parë që kapin në rrjetat e tyre, një breshkë të madhe uji e përmasave të tilla. Pasi e kanë nxjerrë në breg dhe kanë luajtur së bashku me fëmijët e zonës me breshkën gjigante, peshkatarët e kanë hedhur sërish në det. “Ne kemi zënë peshq të mëdhenj, por një breshkë të madhe të tillë uji nuk kemi parë asnjëherë. Ishte një breshkë, e cila na ra në rrjetë me një peshë 90 kg. Në fillim kujtuam se kishim të bënim me peshk”. Tre peshkatarët nuk kanë ngurruar ta hedhin sërish në ujë breshkën, e cila ka shëtitur për më shumë se gjysmë ore në brigjet e Semanit ku janë mbledhur dhjetëra kureshtarë për të parë kafshën e rrallë për këto ujëra. Breshka gjigante peshonte gati një kuintal, ndërsa askush nuk ka mundur të përcaktojë llojin e saj. Nuk është hera e parë që peshkatarët e brigjeve të lumit Seman kanë zënë në rrjetat e tyre breshkë uji. Para 2 vjetësh peshkatarët kapën një sasi të konsiderueshme breshkash uji dhe i hodhën sërish në ujërat e detit Adriatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›