Heqja e veshkës, dëshmon pacientja
TIRANE- Zyra Ago, gruaja 53-vjeçare nga Laçi që ka denoncuar në media dhe në muajin janar të këtij viti, për tri orë me radhë ka qëndruar përpara një hetuesi, ku ka rrëfyer historinë e saj të heqjes së veshkës.
Dashamir Biçaku
Një oficer i policisë së kryeqytetit në muajin janar, sapo procedimi penal kishte nisur i ka marrë një deklarim, Zyra Agos. Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Shtetit, Ago ka qëndruar jo pak por tri orë me radhë duke iu përgjigjur pyetjeve dhe dyshimeve të një hetuesi, për operacionin e heqjes së gurëve në veshkë, por që përfundoi me heqjen e organit të saj. Sipas gruas, që ka rrëfyer përpara hetuesve, ajo nuk ka qenë dhe nuk është vënë në dijeni vetëm se po i hiqnin veshkën. Po kështu edhe të afërmit e tjerë, nuk janë vënë në dijeni. Po kështu, edhe të afërmit e saj që e kanë shoqëruar nuk kanë hedhur firmë në ndonjë dokument që merrnin përsipër rrezikun e operacionit. Seanca e pyetëse është mbajtur më 12 janar të këtij viti, paralelisht me hetimin për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe mitmarrjes së personave që kryejnë funksione publike. Marrja në pyetje e gruas është mbajtur sekret nga zyra e antikrimit ekonomik në policinë e kryeqytetit dhe në Policinë e Shtetit. Kjo për shkak se hetuesit e zyrës së antikrimit ekonomik, kanë dashur të provojnë së paku një element apo figurë të veprës penale. Përpara hetuesve gruaja ka pohuar se ajo ishte operuar në vitin 2001, në pavijonin e Urologjisë nga kirurgu Kastriot Dautaj. Sipas rrëfimit të gruas përpara hetuesve, ajo kishte hyrë në sallën e operacionit në prani të të afërmve të saj, vëllait dy motrave dhe fëmijëve. Operacioni për heqjen e veshkës, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë dhe sipas deklarimit të gruas në muajin janar, ajo kishte dalë mirë. Pas operacionit, mjekët i kanë dhënë asaj gurët. “Kam gurët që kam hequr nga veshka në shtëpi”,- mësohet të ketë pohuar gruaja përpara hetuesve. Kjo e fundit gjithashtu, u ka pohuar hetuesve se kishte marrë vesh heqjen e veshkës së saj rastësisht kur kishte bërë një vizitë ekografike në kryeqytet për shkak se kishte kohë që nuk ndihej mirë. Pas vizitës, gruaja ka denoncuar veprimin kriminal ndaj saj në Prokurorinë e Tiranës dhe pranë Urdhrit të Mjekut. Nga verifikimet e kryera nga policia dhe Prokuroria, askush nuk i ka rënë pas historisë së gruas që ka denoncuar heqjen e veshkës së saj, duke hedhur dyshime për një trafik të mundshëm organesh. Kur Prokuroria ka kërkuar të hetojë këtë dosje, është gjetur një kartelë klinike ku shkruhej se veshka është hequr, pasi është gjetur e kalbëzuar. Një fakt i tillë është evidentuar edhe nga hetuesit e Policisë së Shtetit, gjatë kohës që po punonin për të provuar veprimet korruptive sipas tyre, të mjekut Dautaj. Madje, për operacionin mjekët nuk kanë mbajtur një procesverbal apo një dokument të heqjes së veshkës. Po ashtu, sipas procedurës ka munguar analiza e biopsisë që vërtetonte se veshka ka qenë e kalbur. Po kjo analizë sipas hetuesve, do të vërtetonte edhe shkakun dhe origjinën, apo motivin e kalbëzimit të veshkës. Po kështu, sipas hetuesve veç analizës së biopsisë, në kartelën klinike të gruas, nuk janë shkruar shumë detaje të operacionit. Madje, kartela ka qenë me gabime dhe e korrigjuar me shkrim tjetër mbi shkrimin e parë. Dyshimet e hetuesve, edhe pse të paprovuara, janë drejtuar mbi një klinikë private, ku veshka e 53-vjeçares nga Laçi, Zyra Ago, të mund të jetë transportuar përkohësisht me mjete rrethanore ftohëse dhe më pas edhe mund të jetë transportuar jashtë vendit.
Akuza e re: Braktisje e zyrës,për të punuar në klinika private
Mjeku kirurg, Kastriot Dautaj, është ndjekur nga agjentët dhe shërbimet e policisë, thuajse në çdo hap të tij, nga shtëpia në punë, në kafe me miqtë e tij apo në takime pune. Të gjitha këto janë siguruar nga agjentët e policisë nëpërmjet aparateve fotografikë, kamerave të vëzhgimit. Për më tepër se 7 muaj me radhë, agjentët e policisë dhe hetuesit që ishin caktuar për mbajtjen dhe vëzhgimin e mjekut Dautaj, kanë mundur të sigurojnë pamje filmike dhe foto të tij, duke dalë nga zyra apo nga klinika shtetërore ku punonte gjatë orarit të punës. Pasi linte zyrën e tij, ai mbërrinte në klinika të tjera private për të punuar për hesap të tij. Ky fakt ka bërë që policia të argumentojë dhe të bëjë gati veç akuzave të mëparshme për mitmarrje dhe korrupsion edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve të policisë, kjo akuzë mund të referohet prej tyre në Prokurorinë e Tiranës. Por ajo mund të ngrihet edhe prej vetë hetuesve, të cilët e kanë të provuar sipas policisë, figurën penale të shpërdorimit të detyrës në mënyrë të përsëritur prej mjekut kirurg Dautaj.