E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollano, ky publicitar i tmerrshëm!

Arian Çani

Bravo re Vasili! Bravo re Bollano! E dija që do ia arrinte qëllimit i poshtri… Më riktheu  një dëshirë të madhe të rikthehem këtë verë në Himarë.  Ndërsa gjithë dynjaja, politikanë patriotë dhe jo vetëm, iu turrën për 2 javë rresht duke e akuzuar si tradhtar, armik, i shitur, e ku di unë se çfarë, mua që më rrinte mendja vetëm te bregdeti i Himarës. Tek ai det i paparë që ka ajo qytezë dhe tek ai peshk i freskët që ta servirin mbrëmjeve në lokalet e qeta me muzikë greke matanë rrugës në disa tenda në buzit të dallgëve…

Se jo për ndonjë gjë, por njeriu është gjithnjë në dilemë para se të ikë me pushime. Puna është ku të ikësh. Para se disa media dhe në disa media, të denonconte dhe denoncohej Bollano, isha në dilemë mes dy palë pushimesh. Në Francë, Itali, Greqi, Spanjë, Dubai, Marok a Tunizi? Apo në Durrës, Spille, Shëngjin, Rradhimë, Dhërmi? Ufff! Sa e vështirë qenka të zgjedhësh në jetë. Por unë zgjodha Himarën. Dhe për këtë falënderoj Qirje Bollanon, këtë publicist të paparë që me një format dhe skenar provokativ, arriti të na rikthejë në vëmendje atë fshat të paparë me ngjyrë blu.
Besoj se më në fund e kuptuat që e gjithë ajo zhurmë ku me qindra prej jush ranë brenda si miu në çark, nuk ishte tjetër veçse një karrem për të na kujtuar të gjithëve se parajsa është shumë pranë nesh. Ajo quhet Himarë. Eshtë i tmerrshëm Bollano. Dhe ia thashë disa miqve të mi analistë, të cilët e marrin ende seriozisht këtë punën e Vorio Epirit… Po ç’Vorio Epir mo, ku ka Vorio Epir, u thashë. Kush e rruan për Vorio Epirin, a jeni në terezi apo jo…?! Bollano është dinak dhe provokator, u thashë, i bën reklamë Himarës… Jo, jo, lëri këto ti Çani, se ti je filogrek dhe ty të intereson ta mbrosh këtë Bollanon e zi… More, po prisni, se unë vërtet jam filogrek, por nuk ka lidhje me Vorio Epirin kjo histori, është thjesht biznes kjo punë… Jo, jo, pusho ti pusho, se ti nuk e di prapavijën e qarqeve shoviniste greke… Ha ha ha… Çfarë gomerësh, thashë me vete dhe më vinte aq për të qeshur, por ç’të bëja...!

E pamundur të bindësh disa të verbër me sy që shohin veç djallin gjithandej. Çfarë paranojakësh dhe mitomanësh ka ky vend, thashë me vete. Por ndoshta më mirë që është kështu, se ndryshe do ta kishim aq të vështirë po të ishim të rrethuar me inteligjentë… Gjithandej kështu është. Arusha që të kërcejë, duhet t’i hedhësh karamelen. Këtej nga anët tona, karamelja është Bollano. Një herë në vit, Bollano bën të flasë gjithë dynjaja për Himarën. I madh e i vogël i turret këtij kryebashkiaku dhe e bën për një lek. Këtë vit, me në krye më shumë Ngjelën e më pak Godon, iu turrën për ta futur në burg Bollanon. Po përse? Sepse disa minoritarë atje në Himarë u revoltuan një mbrëmje në rrugët e fshatit dhe hodhën disa parulla të tipit... Këtu është Greqi, Himara është Greqi, duam policë grekë… Ha ha ha, ëfarë gallate… Dhe Bollanon e akuzuan si frymëzuesi i këtyre parullave… Ha ha ha, çfarë budallenjsh ka në këtë vend… Gjithë Tirana elitare u revoltua aq shumë sa çfarë nuk më dëgjuan veshët këto dy javë… Një diarre e paparë intelektualësh iu vërsulën Bollanos në media dhe gati sa nuk kërkonin varjen e tij në litar… Ha ha ha… Sepse tani pas gati dy javësh me zhurma e akuza të ndërsjella me karakter etnik, por dhe sulme patriotike, Tirana iu rikthye punëve dhe halleve të saj të shumta. Bollano u harrua. Por jo Himara. Unë për vete mezi pres të shkoj në Jug këtë verë. Por kujdes! Jo në Dhërmi jo. Në Himarë… Bravo re Vasili… Bravo re pushti… ha ha ha   
(ariancani@gmail.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›