E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqen UFO-t në shkretëtirën e Arizonës



Katër pika të shndritshme në qiellin e natës në Phoenix kanë vënë në lëvizje ufologët dhe mijëra të apasionuarit e fantashkencës. Ngjarja e dokumentuar me foto dhe një video amatoriale, të kujton ngjarjen e mijëra dritave misterioze të mbërritura në shkretëtirën e Arizonës 11 vjet më pare, asnjëherë të deshifruara. Katër pika të çuditshme me ngjyrë të kuqe kanë qendruar në pozicione të ndryshme, duke marrë disa trajta brenda pak minutave. Dritat kanë formuar një linjë vertikale, nje trapez dhe një diamant, një trekëndësh, një “U” dhe më pas lëvizën ne shpejtësi ë madhe nga e majta në të djathtë, për t’u zhdukur një nga një. Dëshmitarët e rastit kanë treguar edhe ngjarjen për mediat, të cilat natyrisht, nuk mund ta linin jashtë vëmendjes një skup të tillë. “Kam parë katër drita në qiell. Janë vendosur sipër kokës tonë dhe më pas janë vendosur në pozicione të ndryshme”. Disa i kanë regjistruar objektet në qiell me telefonat e tyre apo edhe me videokamera. Filmimet më pas kanë përfunduar nëpër lajmet kryesore të televizioneve lokale dhe në shumë uebsajte informative. Fenomeni që ndodhi gjatë kësaj jave vazhdon të ngelet ende një mister. Kjo edhe për autoritet ushtarake. Komanda e Fluturimeve Aeronautike e SHBA-ve, ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të saj se nuk dihet nga kanë ardhur këto drita. “Asgjë e dyshimtë nuk është kapur nga radaret e Sky Harbourit”, ka thënë Ian Gregor në Departamentin e Transportit Amerikan, duke shtuar se “Agjencia nuk parashikon të investigojë në lidhje me këtë fakt”. Qytetarët e “Luginës së Diellit”, theksojnë se kanë parë qartësisht që shpejtësia e lëvizjes së objekteve ishte shumë më e ndryshme nga ajo e lëvizjes së avionëve apo e objekteve të tjera ushtarake. Sipas disa të tjerëve, shpjegimi mund të jetë shumë më i thjeshtë. Lino Mailo ka thënë se ka parë fqinjin e tij të lëshojë në ajër disa balona të vogla të lyera me ngjyrë të kuqe dhe të luajë me to. Çdo vit në këtë zonë ka me mijëra sinjalizime për UFO. Këtë herë në fakt misteri ende nuk ka përfunduar. Pikërisht në këtë zonë, më 13 mars 1997, ka ndodhur një ndër pamjet më spektakolare të UFO-ve në histori, një eveniment që është quajtur si “rasti i dritave në Phoenix”. Një seri objektesh të shndritshme kanë fluturuar qetësisht mbi Squavv Peak, malin e Phoenixit, duke qëndruar ashtu për shumë kohë. Sipas ekspertëve, këto drita që janë edhe të fotografuara, nuk mund të ishin avionë, helikopterë, yje apo meteorë të rënë, dhe as reflekse të krijuara nga natyra gjeofizike. Në korrik të vitit të kaluar, mbi qiellin e Britanisë së Madhe, pesë objekte të shndritshme kanë bërë një xhiro, duke u zhdukur natën si dhe duke rritur kureshtjen e qindra banorëve të Stratford-Upon-Avon.

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›