“Gërdeci” i Gramshit, një kompani angleze nën akuzë për vrasje nga predhat
Batërdia e Gërdecit mund të ishte shma-ngur.
Nga I DERGUARI YNE NE Gramsh, Ferdinand Dervishi
Shpërthimi me pasojat e një bombe atomike aty nuk do të kishte ndodhur, nëse diku, në një vend të izoluar, që quhet Gramsh, verën e vitit të shkuar hetuesit civilë apo ushtarakë të një ngjarjeje me një të vdekur dhe dy të plagosur, do të ishin në lartësinë e ushtrimit të profesionit të tyre. Pra, nëse do të vazhdohej me “sikur”, vendosja përballë bankës së të akuzuarve pikërisht e dy ushtarakëve anglezë, që kryenin çaktivizimin me shpërthim të predhave dhe për pasojë publikimi i procesit gjyqësor, do të kishin shmangur masakrën në Gërdec. Por, duke qenë se askush nuk pretendon që shteti të funksionojë me kapacitet normal në zona të ngjashme me Gramshin, Prokuroria e mbylli ngjarjen, duke ia lënë fajin viktimës në çështjen e hapur dhe të mbyllur si “shkaktim i vetëvrasjes”. I vështirë për njerëzit e ligjit ka qenë edhe fakti se, duhet të kryqëzonin dy nënshtetas të huaj, që punonin për llogari të një kompanie nënkontraktore të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe në kësi rastesh shqiptarëve iu ndodh edhe autosugjestion.
Ngjarja e një
viti më parë
Ngjarja e pazakontë është konsumuar më 1 korrik 2007 në fshatin Shmrizë, që gjendet fare pranë qytetit të Gramshit. Në pak fjalë, një i ri nga fshati, i quajtur Hysen Ibrahimi, nxënës i vitit të tretë në gjimnaz, merr me qëllim që ta shiste për skrap në poligonin e shkatërrimit me shpërthim, një predhë që duhet të ishte asgjësuar. Por, teksa rrekej ta pastronte apo çmontonte në shtëpi, shkakton katastrofën duke mbetur i vdekur. Nga i njëjti shpërthim mbetet i plagosur i ati, Mylazimi, si dhe shoku i vet, Ledio Nasufi. Pas ngjarjes, policia dhe më tej Prokuroria hetojnë, por nuk gjejnë asnjë përgjegjës, duke e mbyllur çështjen më 13 shtator 2007, pa e çuar në gjykatë. Por muajt kalojnë dhe prindërit e të dëmtuarve mësojnë për mbylljen e çështjes vetëm më 15 shkurt të këtij viti. Fatmirësisht, ata ishin në kohë për të kundërshtuar këtë vendim. Përfundimisht, pasi kanë pajtuar nga një avokat, padisin secili më vete, kompaninë angleze të çaktivizimit të predhave si dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Babai i djalit të vrarë, Mylazimi ka kërkuar prishjen e vendimit të Prokurorisë dhe vazhdimin e hetimeve për gjetjen e fajtorëve, kurse i plagosuri, Ledio Nasufi, tashmë jo plotësisht i aftë fizikisht, ka kërkuar një dëmshpërblim monetar, që në rast të fitimit të gjyqit duhet ta paguajë si kompania angleze ashtu dhe Ministria e Mbrojtjes.
Nënkontraktorët anglezë
Në fakt, dy anglezët që bënin demontimin e disa lloj predhave të artilerisë në Shmrizë, ishin/janë biçim nënkontraktorësh si në rastin e ndërmarrjes së Mihal Delijorgjit në Gërdec. Madje, funksionojnë sipas së njëjtës skemë. Pra, nëse Departamenti Amerikan i Shtetit kontraktoi një firmë prestigjioze si SAIC (Science Applications International Corporation) për të bërë demontimin e municioneve të rrezikshme në Shqipëri, mjeshtërit shqiptarë si Pinari e Delijorgji sajuan anonimen SAC (Southern Ammunition Co) dhe më tej “Alb Demil” për të përfituar. E njëjta histori ka të ngjarë të jetë përsëritur edhe me rastin e Gramshit. Saktësisht, Departamenti Amerikan i Shtetit prej disa vitesh ka një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes për asgjësimin e municioneve. Departamenti i SHBA-ve ka kontraktuar për këtë punë me një kompani korrekte amerikane të quajtur “Armor Group North America” dhe kjo e fundit ka nënkontraktuar të punojë në Shqipëri kompaninë angleze “EOD Solutions LTD”. Vitet e fundit punët e kësaj kompanie në Shqipëri, përfshirë demontimin me shpërthim në Gramsh, i kanë kryer dy ish-ushtarakë anglezë, K. Underwood dhe Xh. Napolitano. Me thënë të vërtetën, këta të dy, edhe pse kanë disa vite në Shqipëri, nuk dihet se kush i kontrollon, cilat janë projektet e tyre, sa janë bërë publike dhe transparente këto projekte, ashtu siç askush nuk di nëse demontojnë për humanizëm apo për përfitim, etj. Por le të zbresim në tokë.
Krimi i pandëshkuar
“EOD Solutions LTD” ka realizuar në dy vite, 2006-2007, asgjësimin e municioneve (predhave të artilerisë) në fshatin Shmrizë të Gramshit dhe përgjegjësia e kësaj kompanie qëndron në faktin se pikërisht asgjësimi nuk është bërë sipas rregullave të përcaktuara në manualet zyrtare të ushtrisë shqiptare. Ja se si! Në “Manualin e Shërbimit të Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve ML–400-5-2”, botuar në Tiranë, më 2004 nga Qendra e Shtypit dhe Botimeve Ushtarake, fiksohet se pas kryerjes së shpërthimit të predhave më anë të lëndëve plasëse të vendosura sipër tyre, bëhen një sërë veprimesh, përfshirë “inspektimi i gropës së asgjësimit”. Sipas të njëjtit manual, nëse pas shpërthimit të parë, në gropë gjenden predha të paplasura, veprohet kështu: “Në rastin kur asgjësimi është jo i plotë, grumbullohen pjesët e shpërndara të eksplozivit, të municioneve dhe pasi vendosen sërish në gropë, sipas rregullave, ribëhet shpërthimi i tyre”. Por, mjeshtërit nga Anglia të “EOD Solutions LTD” nuk e kanë bërë këtë kontroll të gropave për të gjetur predha ende të paplasura, duke shkaktuar tragjedinë e 1 korrikut 2007. Pasi faktin, se fshatarët e zonës predhat e pashpërthyera i kishin marrë pikërisht në gropat e shkatërrimit të tyre, e pohon edhe prokuroria në dokumentin e mbylljes së hetimit për ngjarjen, ku thotë: “Para disa ditësh shtetasi Hysen Ibrahimi me mushkën e vet ka shkuar në poligonin e asgjësimit të predhave... dhe ka marrë materiale luftarake... me një sqepar... godiste njërën prej këtyre predhave me qëllim që të ndante barutin nga pjesa metalike...”. Por dëshmitarët që pohojnë se, në gropat ku shkatërroheshin predhat kishte shumë të tilla të paplasura janë një fshat i tërë. Për më tepër që policia, pas ngjarjes bëri kontroll dhe në rreth 20 shtëpi të fshatit, gjeti predha të tilla që i shkatërroi në të njëjtin poligon. Pra, ajo që nuk ka funksionuar në këtë rast është vetëm drejtësia. E cila ka të drejtë të ketë duart e lidhura vetëm nëse anglezët veprojnë në Shqipëri sipas ligjeve të shtetit të tyre, qoftë atyre të Shteteve të Bashkuara. Ligje, të cilat i purifikojnë vetëm nëse thonë se, pas shpërthimit të parë me qëllim shkatërrimin e predhave të vendosura në gropa, nuk bëhet një kontroll, por lejohen fshatarët të marrin hekurishtet për skrap.
MANUAL I SHERBIMIT TE ASGJESIMIT TE MUNICIONEVE DHE EKSPLOZIVAVE ML-400-5-2
(Botuar nga Qendra e Shtypit dhe Botimeve Ushtarake, Tiranë 2004)
15. Kontrolli pas detonimit:
= Instruktohet ndihmësi (asistenti) të heqë fijet nga instrumenti plasës ose të
zhvendosë dorezën nga instrumenti plasës dhe i raportohet PSP.
= Kabulli shkëputet e futet në tokë.
= Plotësohet ditari i poligonit.
= Këshillohet PSP dhe personeli të presë për 10 minuta (për asgjësime të
nëndheshme).
= Këshillohet PSP për pritjen për 2 minuta (për shpërthim sipërfaqësor).
Ø Përsëritet nëse gjithçka është e qartë.
Ø Inspektohet gropa e asgjësimit.
9.1.5.3.2 Në rastin kur asgjësimi është jo i plotë.
Ø Shkëputet kabulli nga aparati ose hiqet doreza për aparatet me dorezë.
Ø Shkëputet kabulli i shkurtër dhe ai nëntokësor.
Ø Flamuri i kuq qëndron i ngritur në pikën e kontrollit.
Ø Pasi qëndrohet minimumi 30 minuta, vëzhgohet për shenja zjarri, tymi.
Ø Nëse shfaqen shenja tymi dhe zjarri qëndrohet edhe 30 minuta në Pikën e Kontrollit, derisa të gjitha shenjat të jenë ndërprerë.
Veprimi korrigjues
Ø Kontrollohet qëndrueshmëria e kabullit të shkurtër dhe nëntokësor.
Ø Grumbullohen pjesët e shpërndara të eksplozivit, të municioneve.
Përgatitet ngarkesa e re dhe vendoset në kontakt me eksplozivet e mbetur.
10.7.2 Mbyllja e gropave të plasjes.
Kur operatori i AME-së vlerëson se, gropat e plasjes nuk janë më të sigurta për përdorim, ndërpret punën dhe merr masa për t’i mbyllur.
Në manual përcaktohet qartë edhe procedura, pasi përfundon seanca e asgjësimit. Në fund të ditës, pas asgjësimit plotësohet një raport që vërteton se, në poligon nuk janë lënë municione.
Po kështu, në manual thuhet se kur përfundon operacioni i asgjësimit, përveç drejtuesit të operacionit është edhe përfaqësuesi i pushtetit lokal, që firmos dhe merr në dorëzim të pastër zonën, ku është bërë asgjësimi.