Dy gishta më poshtë
Ishin në një dhomë hoteli një rus, një amerikan dhe një shqiptar. Pas një momenti qetësie flet rusi (me shumë mburje):
-E dini ju, që nëndetëset tona janë më të fuqishmet në botë? Janë aq të fuqishme, sa jo vetëm që i bien botës mbarë, por arrinë në qindra mijëra metra thellësi në det.
-Avash ti more, se ku ka thellësi me qindra mijëra metra – ia pret amerikani.
-Epo, në mos me qindra mijëra, dy gishta më poshtë se tuajat zhyten. –ia kthen rusi.
Hidhet amerikani dhe thotë:
-A e dini ju se anijet tona kozmike kanë shkuar deri në diell?
-Avazh more ti, mos gënje kaq shumë, - ia pret rusi, se nuk shkohet në diell pa u shkrirë...
-Epo mirë, në mos në diell, dy gishta më poshtë tij kemi shkuar.-ia kthen amerikani.
Shqiptari pasi i dëgjoi të dy, po mendohej se me çfarë të mburrej:
-A e dini ju, se gratë tona pjellin nga prapanica?
-Ou, tani na habite – thonë amerikani me rusin, kjo është krejt jashtë natyrës njerëzore, e pamundur.
-Epo, në mos nga prapanica, dy gishta më poshtë -thotë shqiptari.
25 Prill 2008