“Gasprom”-i kërkon ratifikim të marrëveshjes me Serbinë
Gaspromi rus nuk ka ratifikuar ende marrëveshjen ndërqeveritare me Serbinë për shkak të zvarritjes serbe të ratifikimit për gazsjellësin “Qarku jugor”. Ky lajm u bë i ditur nga përfaqësuesi i “Gazprom”-it, Aleksandër Medvedev. “Ekziston një shqetësim për shkak të vonesës, por ne shpresojmë se marrëveshja do të ratifikohet sa më shpejt që të jetë e mundur”,-u shpreh Medvedev për mediat ruse. Ai theksoi se ratifikimi i marrëveshjes nuk do të shfrytëzohet për qëllime politike dhe përkujtoi se marrëveshja për “qarkun jugor” është pjesë e pakos së marrëveshjeve. Ministri rus Sergej Shojgu dhe ministri serb Predrag Buvallo firmosën në Beograd një protokoll sipas të cilit, marrëveshja duhet të ratifikohet deri më 11 maj. Presidenti serb, Boris Tadiç, ka konsideruar se marrëveshja duhet të ratifikohet pas zgjedhjeve dhe formimit të Parlamentit të ri.
25 Prill 2008