E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona e revoltuar: “Nuk e kam tradhtuar Ritchin”

“Nuk jam e përfshirë në romancë me basketbollistin Alex Rodriguez”

Diva e muzikës, Madona, ka mohuar se e ka tradhtuar burrin e saj Guy Ritchie me yllin e basketbollit, Alex Rodriguez. Së fundmi nuk kanë munguar zërat se këngëtarja e popit është përfshirë në një romancë me yllin e ekipit “New York Yankees”. Në një deklaratë për media, këngëtarja e ka mohuar një gjë të tillë dhe është shprehur se divorci mes të dyve nuk do të ndodhë dhe me Alex Rodriguez i bashkon thjesht një marrëdhënie e thjeshtë pune.
“Unë dhe burri im nuk kemi planifikuar të divorcohemi. E njoh Alex Rodriguez përmes Guy Oseary, i cili na menaxhon të dyve.
Gjatë viteve jam mësuar të kuptoj se mediat bëjnë punën e tyre edhe pse ndonjëherë jo mirë. Akuzat jo të vërteta ndaj meje dhe lidhjet e ndryshme që supozohet të kem pasur tashmë nuk i shikoj seriozisht. Megjithatë nuk mund të rri pa reaguar ndaj skandalit të fundit në të cilin jam përfshirë padrejtësisht. Edhe pse përpiqem të gjej qetësi, nuk mund të jem kaq indiferente kush shoh që bëhet fjalë për jetën time private. Nuk jam e përfshirë në romancë në asnjë mënyrë me Alex Rodriguez”,-është shprehur e revoltuar këngëtarja e njohur martesa e së cilës me Ritchin zgjat prej shtatë vjetësh. Ndërkohë mediat e ndryshme janë shprehur se bashkëshortja e yllit të basketbollit i cili mendohet të jetë përfshirë në një lidhje me Madonën, Cynthia, ka braktisur Rodriguez. Cynthia Rodriguez paraqiti kërkesën për divorc në fillim të kësaj jave në Miami duke na lënë të kuptojmë se nuk do të ketë një kthim mbrapa pas asaj që ndodhi edhe pse me bashkëshortin e saj e lidh foshnja vetëm tre muajshe. Ende nuk është e qartë nëse tradhëtia e bashkëshortit ishte thjesht një justifikim për divorc apo mënyra më e mirë për të qëndruar pranë këngëtarit të njohur Lenny Kravitz me të cilin mendohet se po përjeton momente të paharrueshme. Kjo hipotezë është hedhur poshtë nga Cynthia e cila disa ditë më parë ka sqaruar se ata janë thjesht miq.

Burri i Winehouse merr drogë në burg

Burri i këngëtarës së famshme britanike Amy Winehouse, Blake Fielder-Civil është në qendër një hulumtimi të ri policor, pas disa fotove të tij ku shfaqet duke marrë drogë në burg. 25- vjeçari aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun Pentonville të Londrës pasi u shpall fajtor për shmangie të drejtësisë dhe sulm ndaj pronarit të një klubi në qershor të vitit 2006 i cili iu nënshtrua një operacioni delikat prej 12 orësh për të marrë veten pas bulonave të ngulura në trupin e tij nga Fieldel-Civil dhe miku i tij Michael Broun. Fielder-Civil, më herët ka mohuar të ketë marrë drogë në burg, mirëpo fotografitë e botuara në gazetën britanike, “The Sun”, e paraqesin atë duke kryer veprimin. “Blake merr heroinë sa herë që i jepet mundësia. Fjalët e tij se është i pastër janë gënjeshtra”,-ka thënë një i burgosur në lidhje me skandalin. Deklaratat e tij se tashmë ishte i pastër bien poshtë pas publikimit të fotove skandaloze, ndërkohë që bashkëshortja Ëinehouse e cila gjithashtu po vuan pasojat nga droga po përpiqet të lerë gjithçka mbrapa duke u kuruar.

Aktorja Richie grindet në “Qytetin e mëkatit”

Nicole Richie, ka hedhur poshtë zërat se kohët e fundi ka qenë pjese një zënke në një hotel në LasVegas. Raportet kishin spekuluar se 26-vjeçarja është nxjerrë jashtë nga hoteli dhe kazinoja, “Hard Rock”, e Vegasit, si pasojë e një zënke me një grua të panjohur për një taksi, pasi Richie kishte kaluar fundjavën në “Qytetin e mëkatit”. Një dëshmitar ka mohuar lajmin dhe është shprehur se ajo ka qenë vërtet në Las Vegas, mirëpo nuk ka ndodhur asgjë e ngjashme me atë që thuhet. Mundësia e një grindje do të ishte vërtet i tepërt pasi dy ditë më parë mediat janë shprehur se ekziston mundësia që 26 vjeçarja të jetë shtatzënë. Nichole është parë me një fustan tepër të gjerë duke kaluar nëpër rrugët e Hollivudit. Këtë supozim e ka përforcuar edhe një mikja e ngushtë e saj e cila është shprehur se Nichole gjithmonë ka dashur ti japë një vëlla të vogël djalit të saj Harloë që është vetëm 6 muaj. Nichole është vajza e adoptuar e këngëtarit të njohur Lionel Richie. Ajo ka lindur në Kaliforni nga asistentja e të atit dhe Lionel u kujdes për të që në moshën dy vjeçare si të ishte vajza e tij biologjike. Nicole njihet edhe si një nga shoqet më të mira të të famshmes Paris Hilton.

9 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›