Ekonomisti i lartë i kundërvihet FMN-së: Dështime katastrofike
SHBA- Një kryeekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka derdhur përbuzje ndaj udhëheqjes së tij dhe tha se ndihet i turpëruar që ka punuar atje.
Peter Doyle ka thënë një letër drejtuar bordit ekzekutiv të FMN-së se donte të shpjegonte dorëheqjen e tij pas 20 vitesh.
Ai shkruan se paaftësitë, dështimet, dhe emërimet katastrofike të shefave të FMN-së duke u kthyer pas 10 vite. Askush nga baza e FMN-së në Uashington s’ ishte menjëherë i gatshëm për komente.
Zoti Doyle ish-zëdhënës i Departamentit Evropian të FMN-së, i cili po udhëheq programet për të shpëtuar Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën tha se vonesat e Fondit në paralajmërimin për krizën financiare globale ishte një dështim i klasit të parë.
Analistët e cilësojnë letrën e Peter Doyle, edhe pse të shkurtër mjaft tronditëse. Ndoshta më e madhja e dy akuzave kryesore është se FMN nuk arriti të paralajmëronte mjaftueshëm rreth problemeve që çuan në krizën globale financiare, duke ngritur shumë pyetje mbi rolin e FMN-së.
FMN ka pasur edhee kritika më parë por jo në këto terma nxitëse. Në letrën që mban datën 18 Qershor, dhe e publikuar nga CNN zoti Doyle tha se dështimet e mbikqyrjes së krizës financiare nga FMN po nguliten më thellë.
Ai shkruan: ‘Ky fakt është më i qartë në lidhje me emërimet për drejtorat gjatë dekadës së kaluar, që të gjitha kanë qënë dukshëm katastrofike’.
Madje ekonomisti i lartë nuk kursen pakënaqësitë edhe ndaj shefes aktuale të FMN, Chrisitne Lagarde kur thotë është pasi as gjinia e saj, integriteti apo vrulli s’mund ta ringrenë paligjshmërinë themelore të procesit të përzgjedhjes.
Zoti Doyle e përfundon letrën e tij duke thënë se duhet të kujdesen për personat e aftë në FMN që të mos t’i humbasin edhe ata. Ndërkohë CNN tha se një zëdhënës i Fondit ka thënë se nuk kishte asgjë për të mbështetur znë deklarimet e zotit Doyle, dhe se FMN kishte mbajtur hetimet e veta për mbikqyrjen e krizës financiare.
Dorina Bilbili/IDEA/