E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollano në prokurori: Të dëshmojë dhëndri i Berishës

 

VLORE/ QEMAL BIRAKU

 Ndodhur para një fakti të tillë, akuza lexoi para trupit gjykues deklaratën e Bollanos dhënë disa kohë më parë në Prokurorinë e Vlorës, para se ai të merrej i pandehur. Bollano ka deklaruar se për heqjen e tabelave kishte zbatuar ligjin dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve duhej të kishte marrë lejen e bashkisë dhe miratimin e KRRT-së për vendosjen e këtyre tabelave. Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Himarës në deklaratën e tij ka përmendur edhe emrin e dhëndërit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi, për të cilin ai ka kërkuar të merret në pyetje në cilësinë e koordinatorit të këtij projekti. Bollano në deklaratën e tij anashkalon pyetjen e përfaqësuesit të Prokurorisë së Vlorës, Sokol Malaj në lidhje me greqizmin e tabelave. Bollano akuzohet për "shpërdorim detyre", pas heqjes me urdhër të tij të tabelave në aksin rrugor nacional Qafë Llogara- Qeparo. Mbrojtja kundërshtoi në seancën e djeshme vlerësimin e bërë nga eksperti për dëmin financiar, që kanë shkaktuar heqja e këtyre tabelave. Sipas tij, eksperti që ka vlerësuar dëmin prej 2.1 milionë lekë, është thjesht teknik ndërtimi. Ndaj gjykata vendosi të bëjë një tjetër vlerësim nga një tjetër grup ekspertësh. Prokurori lexoi në seancën e djeshme deklaratën e Bollanos, të cilën ai e ka dhënë kur është thirrur për të dëshmuar në organin e akuzës.
Prokurori: Keni urdhëruar çmontimin e sinjalistikës rrugore. Në çfarë ligjshmërie jeni bazuar?
Bollano: Po, urdhri është nxjerrë nga ana ime, bazuar në ligjin "Për funksionimin e qeverisjes vendore nr.8682", si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave. Heqjen e tabelave më pas e kishte kompetencë policia bashkiake, e cila ka zbatuar këtë urdhër.
Prokurori: Çfarë procedurash janë ndjekur nga ana juaj për tabelat dhe ku janë tani ato?
Bollano: Pas daljes së këtij urdhri, tabelat janë çmontuar dhe magazinuar në Bashkinë e Himarës. Për kryerjen e një ndërtimi në zonën e Bashkisë së Himarës vendos Bashkia e Himarës dhe KRRT e Himarës. Para se të vendoseshin tabelat, më parë duhet të ishte aprovuar sheshi i ndërtimit dhe më pas leja e ndërtimit. Por fatkeqësisht, nuk ka asnjë kërkesë në Bashkinë e Himarës për vendosjen e tabelave në aksin rrugor Llogara-Qeparo. Për të sqaruar këtë gjë unë kërkoj të pyetet edhe Jamarbër Malltezi që është koordinator i projektit, si dhe persona të tjerë që janë marrë me vendosjen e tabelave.
Prokurori: Sipas pohimeve të zbatuesve të punimeve, është biseduar për vendosjen e tabelave. Nëse po, a keni vendosur kusht që tabelat të vendosen në greqisht?
Bollano: Për pyetjen e parë, kemi biseduar, pa vendosur gjë. Sa për pyetjen tjetër, kjo nuk ka lidhje me akuzën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›