Bollano provokon, Dule e mbështet butë
Leksioni i Bollanos
I ndodhur në panelin e një tryeze të organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Vasillaq Bollano u dha shqiptarëve një leksion historie, duke theksuar se grekët kanë përbërë plot tri të pestat e popullsisë së Jugut të Shqipërisë.
"Prezenca greke në territorin që përbën sot shtetin shqiptar daton në shekullin VII para Krishtit, kur të ardhurit nga Korinti dhe Korfuzi themeluan qytetin e Epidamusit, Durrësin e sotëm.
Në këtë territor ka pasur prani të vazhdueshme të grekëve, jo vetëm në Jug ku ishin tërësisht tre të pestat e popullsisë, pa përfshirë grekët që flisnin gjuhën vllahe", tha Bollano, për të argumentuar kështu pretendimin e tij se në Shqipëri jetojnë shumë më tepër grekë nga sa njihen zyrtarisht. Në këtë logjikë, ai ka theksuar nevojën e regjistrimit të popullsisë në bazë të vetëdeklarimit të gjuhës, besimit fetar dhe përkatësisë etnike.
Fjalimi i Dules
Pak orë më vonë, i vetmi deputet opozitar në Kuvendin e Shqipërisë, Vangjel Dule, i PBDNJ-së iu rikthye argumentit të të drejtave të minoritetit, por duke ruajtur staturën e tij të politikanit jokonfliktual. Dule tha nga foltorja e Kuvendit se të drejtat e minoriteteve janë pjesa më delikate e Kartës së të Drejtave të Njeriut që është nënshkruar nga Shqipëria. Në fjalimin e tij, ku u vlerësua ratifikimi i konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Dule vuri theksin në tri aspekte: mungesën e legjislacionit, mungesën e strukturave dhe mospërdorimin e gjuhës së minoriteteve. Sipas tij, që nga viti 1990 Shqipëria ka ecur përpara me legjislacionin në këtë fushë, por ka ende për të bërë. "Nuk ekziston vullneti i duhur politik për implementimin e frymës së konventave ndërkombëtare", tha kreu i PBDNJ-së. Ai vuri në dukje se është shkrirë komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut dhe tani ka vetëm një komitet shtetëror për minoritetet. Ndërkohë, Dule konstatoi se gjuha e minoriteteve nuk përdoret në jetën institucionale. Sa i përket bashkëjetesës, ai tha se "ka marrëdhënie të shkëlqyera mes komuniteteve, por ka qendra të caktuara që helmojnë këto marrëdhënie". Në përfundim të fjalës së tij, kreu i PBDNJ-së përsëriti se është i domosdoshëm regjistrimi i popullsisë në bazë të vetëdeklarimit.
Situata
Rizgjimi i pretendimeve dhe kërkesave, sidomos nga ana e "Omonia"-s vjen vetëm dy ditë pasi Prokuroria e Vlorës ka dërguar për ndjekje penale Vasillaq Bollanon, kryetar i "Omonia"-s dhe i Bashkisë së Himarës. Duke u vënë sërish në qendër të vëmendjes dhe normalisht edhe sulmeve për shkak të deklaratave provokuese, Bollano do të ketë mundësinë të servirë procedimin penal si një sulm politik, që nuk ka lidhje me shkeljen e ligjeve, por me interesat e "qendrave të caktuara" që përmendi dje edhe Vangjel Dule.
Kamber Velaj