Mjeku, ekzaminime të panevojshme edhe për gratë pa probleme
Mjeku i mamografisë në poliklinikën qendrore në Tiranë, Aurel Koteci, i çon pacientet që viziton në një klinikë private, për analiza të mëtejshme, madje ju lë takim dhe i transporton me furgon. Të gjitha pacientet që paraqiten te ky mjek për të kryer një ekzaminim me aparatin e mamografisë, kalojnë në klinikën private ku i çon mjeku i poliklinikës, me justifikimin se të gjitha kanë nga një problem.
"Fiks Fare" çoi dy paciente njëra pas tjetrës. Çuditërisht tek të dyja pacientet mjeku konstatoi probleme dhe të dyja i çoi në klinikën private për të kryer analiza që kushtonin 3 mijë - 3 500 lekë. Madje, dërgimi i pacienteve për analiza nga ky mjek bëhet i organizuar. Rreth orës 13.30 nga ndërtesa e poliklinikës qendrore nisen çdo ditë në mënyrë të organizuar të gjitha pacientet e tij që duhet të kryejnë analiza në klinikën private ku punon pasdite mjeku i poliklinikës qendrore. Në korridorin e poliklinikës që ndodhet përpara derës së dhomës ku kryhet mamografia shikon çdo ditë një numër të madh pacientesh të këtij mjeku që presin me ankth që të nisen në klinikën private për të bërë analizat
Vizita e pacientes së parë te mjeku
Fiksi - Për të bërë një mamografi? Doktori - Ti?
Fiksi - Po.
Doktori - Hajde.
Fiksi - Kjo është rekomandim apo...?
Doktori - Jo, kjo është përgjigje.
O Shpresa, n.q.s bashkë me atë, në orën 13.00, 13.15 unë kam lënë disa gra për të bërë analiza. Bëji dhe ti atje.
Fiksi - Sot?
Doktori - Sot.
Fiksi - 13.15? Ora është 13.10.
Doktori - Ja tani sa t‘i mbarojmë dhe këto nja dy, tri gra që kam aty dhe ikim.
Fiksi - Ku të të presim?
Doktori - Aty jashtë.
fiksi - Po atje çfarë do bëjmë, analizë?
Doktori - Do bëjmë një analizë, do marrim një material nga kjo.
Kjo shikohet në mikroskop nga një mjek anatom patolog, mbi bazën e përgjigjes së asaj, pastaj do të gjykojmë se çfarë do bëjmë, si do veprojmë më mbrapa.
Pacientja - Po për pagesën si do ja bëjmë, sepse nuk jam përgatitur sot?
Doktori - S‘ka gjë mund t‘ia çosh kur të marrësh përgjigjen. Ajo bën nja 3000 - 3500 lekë të vjetra.
Pacientja - Unë jam përgatitur për këtu, mos të dal tani gënjeshtare te ju.
Doktori - Më vjen keq tani, problemi i kësaj nuk është se... kur të shkosh të marrësh përgjigjen ia çon dhe lekët, kjo është punë për ty.
Fiksi - Po ku bëhet kjo?
Doktori - Do ikim diku bashkë, mu këtu afër është te (Bllaka). Po ta mbaroj unë këtë dhe ikim bashkë.
Pacientja - Kam hallin e lekëve se nuk jam e përgatitur, ma bën d.m.th?
Doktori - Pa diskutim moj goce.
Fiksi - Po ashtu vijmë dhe nesër, sepse nuk kam marrë leje as në punë.
Doktori - Unë kam lënë disa gra për të bërë analiza të tjera prandaj.
Pacientja - Do t‘i mbledhësh d.m.th të gjitha.
Vizita e pacientes së dytë
Fiksi - Doja të bëja një mamografi.
Doktori - Sa vjeçe je ti?
Fiksi - 36.
Doktori - Ke lindur?
Fiksi - Po
Doktori - Futu andej dhe m‘i hiq ato rrobat
Doktori - Problemi yt: Ti ke një zgjerim të kryekanaleve të gjirit nga të dyja anët. Ndoshta jo ndonjë gjë për t‘u shqetësuar apo për t‘u bërë merak, por për këtë rrjedhje që ke duhet bërë një analizë.
Fiksi - Ku ta bëj unë atë?
Doktori - Epo duhet ta bësh diku privatisht.
Doktori - Unë sot në 1.30 kam lënë disa gra për të bërë analizat të tilla, do të vish edhe ti bashkë me ato, hajde. Nuk do të vish, do të vish një ditë tjetër hajde dhe më tako dhe më thuaj sot kam ardhur për të bërë analizën...
Fiksi - Ku në çfarë vendi? Në çfarë vendi të vij?
Doktori - Po hajde këtu se të them unë pastaj dhe ikim bashkë me ato gratë e tjera ose do shkosh këtu tek... Kjo është diku te "Lidhja e Shkrimtarëve". Po kur të shkosh jam unë o vëlla, nuk është puna se do të shkosh vetëm apo do të vizitojë njeri tjetër. Do ta marr unë materialin.
Fiksi - Aaa do ta bësh ti.
Doktori - Kështu që kur të shkosh atje do të jem unë
Fiksi - Në 1.30 sot do të vij?
Doktori - Po në një e gjysmë e kemi. Do të vish sot hajde sot. Dy minuta punë është sa ta marrim d.m.th pastaj përgjigjja e saj vonon nja 2-3 ditë. Mundohu t‘i kesh me vete (grafitë) për t‘i krahasuar me njëra-tjetrën. Këtu ke një kartëvizitë, ky është numri im i telefonit. Mbaje se nuk i dihet të duhet.
Fiksi - Doktor ndonjë gjë? Sa kushtojnë këto?
Doktori - Nuk ka nevojë.
Fiksi - Po... më fal ajo sa mund të kushtojë, ajo që do vijë të bëjë analizën?
Doktori - Ajo bën 30-35 mijë lekë të vjetra. Kaq bën nga të gjitha anët. Është një analizë që nuk e bëjnë këtu (nuk e bëjnë në poliklinikën qendrore) se po ta kishin bërë këtu do ta kishit bërë edhe atë pa lekë.