Bolt favorizon Manchesterin

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 21:30
Usain Bolt njihet si tifoz i kamotshëm i Manchester Unitedit. Legjenda e atletikës e ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, e cila do t’i vë përballë ‘Djajtë e Kuq’ me Barcelonën.
“Unë bëj fito për Manchester United, kështu që them se do ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Do ta mposhtim Barcelonën me rezultat 2:1 në Londër, ku do të mundohem të jem i pranishëm”, tha Bolt për mediat italiane.
Sprinteri xhamajkan ka konfirmuar se pas Olimpiadës Rio 2016 e ka ndërmend të merret me futboll, kur edhe do ta lë atletikën.