Nowitzki, sërish vendimtar

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 08:05
Dirk Nowitzki është treguar edhe njëherë vendimtar për Dallasin. Basketbollisti gjerman i udhëhoqi Mavericks drejt fitores së tretë ndaj Oklahoma Cityt në finale të Konferencës Perëndimore. Dallas bëri rikthim sensacional në 5 minutat e fundit, pasi në ato momente ishte në disavantazh prej 15 pikësh.
Loja e rregullt përfundoi baras, ndërsa në vazhdime shkëlqyen Mavericks, të cilët fituan me rezultat 112-105, për ta shtuar epërsinë në 3-1 në serinë e ndeshjeve. Nowitzki ka realizuar 40 pikë, derisa te Thunder më së shumti u shqua Kevin Durant me 29 pikë.
Oklahoma City – Dallas 105-112
Oklahoma City: Durant 29
Dallas: Nowitzki 40