Ozil bën tifo për Man Utd

I intervistuar nga shtypi gjerman, mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil ka folur për atë se çka pret nga finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United.
Futbollisti turk me nënshtetësi gjermane thotë se do të bëjë tifo për gjigantin anglez, për shkak të rivalitetit që kanë madrilenët me katalunasit. “Uroj që të fitojë Manchester United”, tha ish futbollisti i Werder Bremenit.
Mesfushori ofanziv ka folur edhe për sezonin e ardhshëm, kur beson se Reali do ta arrijë nivelin e Barçës. “Barcelona është skuadër e fortë sepse luan ndër vite me lojtarë të njëjtë, duke ndryshuar pak dhe duke u përmirësuar gjithnjë. Por, vitin tjetër Reali do të jetë i nivelit të tyre, ndoshta edhe do t’i kalojmë, duke u munduar të fitojmë gjithçka. Po e ndërtojmë një skuadër të fortë për sezonin tjetër”, shtoi ai.
Ozil ndihet i kënaqur me sezonin e tij të parë në Spanjë. Ai thotë se është ambientuar mirë dhe se nuk është penduar asnjëherë që e bëri këtë zgjedhje.