E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huligani serb dëbohet nga Italia

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 21:00

Lideri i tifozëve serbë, Ivan Bogdanov, i cili ishte shkaktari kryesor i trazirave të shkaktuara në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 ndërmjet Italisë dhe Serbisë, në stadiumin e Genovas, është dëbuar nga Italia të martën në këmbim të tri vjetëve burg, të cilat i ishin shqiptuar nga shteti italian.

Huligani serb i kishte vuajtur 7 muaj dënim, ndërsa vendimi për ekstradimin e tij në Serbi erdhi pas ankesës që e kishte bërë në gjykatë.

Tifozi serb i ekipit Crvena Zvezda e kishte djegur flamurin shqiptar në stadium.

Atij nuk do t’i lejohet hyrja në vendet e BE-së për 5 vjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›