E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, më i fortë pa Ronaldon

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 08:07

Kanë mbetur pak ditë para sfidës finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës. Futbollistët e kësaj të fundit mendojnë se ‘Djajtë e Kuq’ janë bërë më të fortë pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili ishte transferuar në Real Madrid dy sezone më parë.

“Manchester United është bërë skuadër më e fortë dhe më komplete, që kur Cristiano Ronaldo ka shkuar në Real Madrid”, thotë mbrojtësi i Barçës, Dani Alves.

“Nuk e di nëse varet nga Ronaldo, por është e vërtetë se Manchester është një skuadër që lëviz si një bllok, mjaft solide në fushë”, thotë një tjetër futbollist i katalunasve, Xavi Hernandez. Kurse të njëjtin mendim e ka edhe shoku i tyre i skuadrës, Andres Iniesta.

“Janë rritur si skuadër që nga viti 2009”, thotë mesfushori spanjoll. Me Ronaldon, Manchester United e kishte humbur finalen e vitit 2009, pikërisht kundër kampionit spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›