E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cordoba largohet nga Interi

Mbrojtësi Ivan Cordoba ka bërë të ditur se do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni pas 13 viteve në klub.

Kolumbiani iu bashkua Nerazzurrëve nga San Lorenzo më 1999 dhe ka bërë 439 paraqitje për gjigantin milanez, derisa ka fituar pesë tituj në ligë, katër Coppa Italia, Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin botëror të klubeve.

“Kam vendosur t’ju njoftoj se do të largohem nga Interi në fund të këtij sezoni. Ky është vendimi që kam marr pas bisedës me presidentin, drejtorët dhe trajnerin”, deklaroi Cordoba gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›