E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koln e meritoi rënien nga Bundesliga

Sulmuesi Lukas Podolski ka thënë se Kolni e meritoi rënien nga Bundesliga. Një seri negative prej tetë ndeshjeve pa fitore, përfshirë gjashtë humbje u përcoll me rënien e skuadrës nga elita e futbollit gjerman.

Konfirmimi erdhi të shtunën pas disfatës në shtëpi 1-4 nga Bayern Munich.

“Ne nuk kemi rënë tani. Ky është rezultat i javëve dhe muajve të fundit. Me aq shumë humbje sa kemi pësuar, ne nuk e merituam të vazhdojmë në Bundesligë, duhet pranuar, fatkeqësisht”, tha Podolski i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë anëtar i Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›