Klopp lavdëron super-Dortmundin

Jurgen Klopp, trajneri i kampionit të Bundesligës, Borussia Dortmund ka lavdëruar futbollistët e tij pas krijimit të historisë me fitoren 4-0 ndaj Freiburgut të shtunën.
Dortmund e përfundoi sezonin me 81 pikë, kuota më e lartë e shënuar nga një skuadër e ligës elitare.
“Kjo ka kurorëzuar sezonin tonë. Nëse kthehemi prapa 30 vite, mund ta bëjmë duke e ditur se deri më tani asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur më tepër pikë”, deklaroi Klopp për uebfaqen zyrtare të klubit.