E Diel, 1 Nëntor 2026

Bom shikuesish në Sanremo, fitues Paolo Bonolis

Ka vazhduar gjatë gjithë mbrëmjeve të transmetimit televiziv, suksesi i festivalit i cili ka arritur një bom teleshikuesit, krahasuar me vitet e kaluara. Edhe numrat që i përkasin natës së katërt janë tepër të larta, kanë arritur në 12 milionë e 502 mijë, afërsisht 43,23%, në pjesën e parë, ndërsa 8 milionë e 118 telespektatorë kanë parë pjesën e dytë. Edhe pse kanalet e tjera televizive italiane kanë pasur programe jo pak të rëndësishme, sërish festivali ia ka dal mbanë të mbërthejë pas vetes numrin më të madh të teleshikuesve. Nëse do të krahasonim mbrëmjen e katërt të vitit 2008, drejtuar nga Baudo dhe Chiambretti, e cila është parë nga afërisht 10 milionë teleshikues, sërish do të arrinim në përfundimin se edicioni i këtij viti ka qenë me të vërtetë një arritje e suksesshme. Gjatë transmetimit të tij, është ngritur edhe një problem me kishën, e cila ka kritikuar festivali. Në lidhje me këtë drejtuesi Bonolis është përgjigjur, është thënë se nuk duhet besuar se kisha është kundër festivalit. Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme me të cilat duhet të merret, sepse merret me çështje të mrekullueshme. Ndonjëherë, shton drejtuesi, edhe Sanremo mund të jetë një rast tepër i mirë, përfundon Bonolis. Duke qëndruar tek ky emër, do të thonim se fituesi i këtij edicioni mbetet vetëm ai, Bonolis. Është ai që ka marrë në dorë manifestimin e prezencës të krenarisë, duke ndërtuar një spektaklë bazuar në modelin e shfaqjes, me një dëshmitare siç është Mina.
************************************************
Salla Ariston, një pasarelë e vërtetë mode
Edicioni i 59, i festivalit të Sanremos ka arritur një sukses tepër të madh. Gjatë këtij konkurrimi të këngës italiane, ka pasur emocione të shumta dhe të ndryshme, të apasionuarit e muzikës nga njëra anë mezi prisnin të njiheshin me rivalët e tyre. Por, Sanremo nuk është vetëm festivali i muzikës, sepse në skenën e tij ngjiten edhe të ftuar special nga fusha të ndryshme të artit. Edhe pse i përkasin fushave të ndryshme, të gjithë kanë një qëllim të përbashkët gjatë daljes në skenë, të duken sa më tërheqës përballë publikut që vlerëson jo vetëm atë që të ftuarit transmetojnë, por edhe veshjen e tyre. Kështu gjatë këtij viti, janë vënë re veshje të stiluara nga stilistët më me emër. Duke filluar që nga prezantuesi, i cili ka pasur veshje tepër të përzgjedhura, aq sa shtypi italian i ka krahasuar me veshjet e Angeline Jolie në ndarjen e çmimeve Oskar. Ndër të tjera, gjatë këtij festivali ka qenë e përfolur edhe veshja e fitueses së kategorisë, së të rinjve Aria, e veshur sipas stilit të viteve 20. Ajo shprehej se ndjehej vetvetja me këtë veshje dhe ishte e sigurt se të tjerët e vështronin.
***************************************************************
Ivana dhe Loredana, koncert në diskotekë
Nëse nuk kanë arritur të jepnin spektakël në skenën e Ariston, dy zonjat e këngës italiane, Loredana Berte dhe Ivana Spagna, këtë gjë e kanë bërë në evenimentet ekstra Festival, të qytetit të luleve. Në Sanremo kanë qenë protagonistet e një mbrëmje në një diskotekë të njohur, të veshura me rroba leopard. Kënga e tyre "Comunque vada" nuk është seleksionuar për kompeticionin zyrtar, por dy mikeshat e vjetra nuk kanë humbur energjitë e tyre dhe i kanë dhënë jetë një nate të jashtëzakonshme në diskotekë. Loredana është shprehur, se ndër të tjera e kishte fituar festivalin, ndërsa Bonolis për të është tepër, tepër, tepër simpatik. Të rrethuara nga mijëra njerëz që bërtisnin, Loredana dhe Ivana, kanë arritur të jepnin një shfaqje të vërtetë muzikore.

*************************************************************************
Më mirë ti ngjaj Calimeros, sesa Naomi Campbell
Arisa fituesja e kategorive të të rinjve
Pasi ka fituar çmimin e kategorisë së zërave të rinj, Arisa është kurorëzuar edhe si çmimi i kritikës së edicionit të 59 të Festivalit të Sanremos. Këngëtarja e re ka kënduar në skenën Ariston këngën Sincerita' dhe pamja e jashtme e saj ka qenë ekstravagante e viteve 20. "Nuk e prisja fitoren, është shprehur Arisa pas fitores së çmimit të dhënë nga Mia Martini, unë i përjetojë gjërat me qetësi. Jam përqendruar shumë tek kënga ime dhe tek paraqitja skenike". Në lidhje me veshjen e saj, është shprehur se "në këto momente, imazhi im është më i kërkuar, ka njerëz që më ndjekin. Personazhi i ditës së djeshme ka qenë ajo. Por, çfarë ka ndjerë ajo në skenë, kur Bonolis ka anonçuar fitoren e saj? "Në skenë nuk dija asgjë. Kam preferuar të mos dija asgjë për të qenë reale me publikun dhe me personat që kishin besuar tek unë. Kur kam dëgjuar emrin tim, kam menduar që më në fund kishte mbërritur momenti i shumëpritur për mua. Ndër të tjera ajo ka shtuar se edhe pse nuk kam marrëdhënie të mirë me pamjen e jashtme, nuk besoj tek personat që më thonë se jam e bukur.  A ngjan ajo me ndonjë personazh të filmave vizatimorë? "Më kanë thënë se ngjaj me Calimeron. Nuk ka pasur ndonjë kompliment më të mirë për mua. Midis Calimero dhe Naomi Campbell, preferojë ti ngjajë më mirë të parit.
*****************************************************************
Povia, favorizuesi kryesor për çmimin e madh
Ethet e fitores kanë qenë të mëdha midis 10 artistëve finalistë të mbetur në garë, pas largimit të Dolcenera dhe Gemelli DiVersi, këtë tension nuk e kanë fshehur as veteranët si Fausto Leali apo Patty Pravo. Nëse televotimi do të jetë i njëjtë me mendimin e popullit sanremez, që ka ndjekur të gjitha netët e festivalit pavarësisht ftohtit të tmerrshëm, fituesi mund të jetë Povia. Kundër këngës së tij ''Luca era gay'', në të cilën hipnotizonte lumturinë eteroseksuale për një djalë që, ka qenë gay, në sheshin e Sanremos kanë protestuar shoqata homoseksuale. Midis të favorizuarve të tjerë për çmimin e parë janë edhe Marco Carta, i dalë nga programi Amici.

*************************************************************************
De Fillippi dhe Vincent Cassel, të ftuarit vip të mbrëmjes finale
Annie Lennox, Maria De Filippi dhe Vincent Cassel janë të ftuarit specialë të natës finale të Sanremos. Ylli i muzikës pop skoceze me 78 milionë disqe të shitur, rikthehet në sallën e Ariston pas 17 vitesh largësi, që ka kënduar në skenë këngën Ëhy e shoqëruar vetëm nga pianoja. Një tjetër vip special, është edhe Maria De Filippi, përballet me Paolo Bonolis në skenë, ku duhet të jetë e pranishme në tre momente të mbrëmjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme, modeli David Gambi ka qenë shoqëruesi i Paolo Bonolis.

************************************************************
Bonolis: Kam ndrequr gabimin e bërë në 05
I ftuar në studiot e Rait, prezantuesi tepër i adhuruar nga italianët i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me festivalin dhe me fituesen e çmimit të zërave të rinj. Që Arisa është këtu nuk është një rastësi, është përzgjedhja jonë. Jam tepër i përgjegjshëm për vlerat morale dhe muzikore të saj. Besoj se Sanremo duhet të nderojë ata që i kanë dhënë shumë muzikës dhe tu japë mundësi atyre që fillojnë të japin për muzikën. Unë shpresojë që të rinjtë kanë në të ardhmen të gjithë hapësirën e mundshme për të promovuar vlerat e tyre. Në vitin 2005 kam bërë një gabim, kam parashikuar garë eliminimi edhe mes të rinjve, jam penduar, kjo është arsyeja pse këtë vit nuk ka ndodhur kjo.

*********************************************************************
Albano: Ndjehem si një delfin që emocionet nga gara
Albano në lidhje me garën e festivalit është shprehur se ndjehej si një delfin. Në lidhje me fitoren është shprehur: «Mund edhe të fitosh, ose të mos fitosh. Këtë gjë e kisha të qartë që në momentin që kam pranuar të merrja pjesë për herë të 13 në Festivalin e Sanremos». Këngëtari Albano Carrisi, flet me tepër qetësi, pavarësisht verdiktit të jurisë që ka përjashtuar dashurinë e tij nga Festivali, por mbi të gjitha kryesore është fakti që nuk ka komentuar kurrë rezultatin e votës së tij, ku dihet që ka tepër polemika.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›