Bomba në Athinë vret 15-vjeçarin
Një bombë që shpërtheu në derën e një instituti menaxhimi në Athinë i ka marrë jetën një emigranti afgan 15-vjeçar dhe ka plagosur rëndë motrën e tij 10-vjeçare dhe nënën 45-vjeçare. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, i cili ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Vajzës 10-vjeçare, mjekët po përpiqen t’i mjekojnë të djegurat e rënda në fytyrë dhe plagët në trup, por mbi të gjitha t’i shpëtojnë shikimin. Kirurgët kanë hequr copëza metali nga të dy sytë e 10-vjeçares, e cila ka nevojë për operacione të tjera, por nuk pritet rezultat i mirë. Zëdhënësi i policisë së Athinës tha se motivi dhe shënjestra e këtij sulmi nuk ishin të qarta, por familja afgane që banonte aty pranë nuk kishte lidhje me bombën. Të hënën në mëngjes, një bombë e vogël me bombol dëmtoi një Kishë në Selanik dhe bomba të tjera të pashpërthyera u hoqën nga policia në këtë qytet edhe jashtë një banke dhe një dyqani lodrash.