Bombat me celular, dosja te Krimet e Rënda

05/04/2005 Kërkohet deportimi i malazezit. Trafikantët e lëndëve plasëse në gjyq të drejtpërdrejtë
Dosja hetimore në ngarkim të katër shkodranëve dhe dy malazezëve të arrestuar nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve plasëse, këto ditë do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkaq është kërkuar deportimi i malazezëve për t’u gjykuar në Shqipëri, e më pas të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të hetojë edhe lidhur me blerësin e eksplozivit që u përdor në atentatin ndaj Vajdin Lames. Kjo, pasi dyshohet që eksplozivi të jetë blerë në Mal të Zi, pikërisht nga dy furnizuesit e huaj të lëndës plasëse. Ndërkaq po diskutohet për mundësinë e një gjykimi të
drejtpërdrejtë të gjashtë të akuzuarve.
Kompetenca
Të gjitha materialet dhe provat e dosjes hetimore në ngarkim të gjashtë të arrestuarve në flagrancë me gjashtë sasi eksplozivi, ku ishin montuar celularët, gati për shpërthim, pritet të kalojë për kompetencë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se nga hetimet paraprake rezulton se të arrestuarit janë pjesë e një grupi të mirorganizuar të trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan. Sandër Gjinaj, 38 vjeç; Mirash Dushku, 34 vjeç; Rrok Pepaj, 46 vjeç dhe Altian Saloviç, 29 vjeç, janë katër personat e arrestuar nga policia e Shkodrës. Ndërsa, Branko Raiçeviç është arrestuar në Mitrovicë nga policia malazeze dhe është kërkuar deportimi i tij në Shqipëri, me qëllim hetimin dhe gjykimin e tij së bashku me të tjerët. Prokuroria e Shkodrës ka ngritur ndaj tyre akuzat e “trafikut të lëndëve plasëse të kryera në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 282/A i Kodit Penal, si dhe për veprat penale të “mbajtjes së lëndëve narkotike e municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal. Këto vepra penale janë kompetencë e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Deportimi
Mësohet se Prokuroria shqiptare ka kërkuar deportimin e malazezit të arrestuar në Mitrovicë, 48-vjeçarit Branko Raiçeviç. Kjo me qëllim bashkimin e dosjeve në ngarkim të tyre si dhe kryerjen e gjykimit të drejtpërdrejtë. Burimet e Prokurorisë thonë se ndaj të arrestuarve ka prova të mjaftueshme dhe për këtë shkak po diskutohet mundësia e një gjykimi të drejtpërdrejtë së afërmi. Ndërkaq, mësohet se pas deportimit të malazezit, Raiçeviç dhe përfundimit të gjykimit ndaj tij do të lejohet që ai ta kryejë dënimin në vendin e tij, sqarojnë burimet. Sipas Prokurorisë është e nevojshme që 48-vjeçari malazez të deportohet për t’u hetuar në Shqipëri, pasi dyshohet që ai të jetë furnizuesi i lëndëve plasëse, së bashku me bashkëkombasin e tij, që më shumë ka qenë në rolin e transportuesit. Kjo për shkak se dyshohet që eksplozivi që u përdor ndaj biznesmenit Vajdin Lame të jetë blerë në Mal të Zi. Sipas organit të akuzës, paraprakisht rezulton që të jetë i njëjti lloj eksplozivi. Burimet thonë se dyshohet që atentatorët e Lames nuk mund të rrezikonin ta blinin bombën me telekomandë të parapërgatitur në Shqipëri, pasi mund të njiheshin nga shkodranët që i transportonin. Tashmë thuajse është arritur të identifikohen furnizuesit e eksplozivit që u përdor ndaj Lames dhe mbetet të gjendet blerësi, sqarojnë burimet. Kjo, pasi identifikimi i blerësit të asaj sasie që dyshohet të jetë tërhequr jo më shumë se tre javë para atentatit, mund të çonte një emër konkret të dyshuar, sqarojnë burimet.
Kurthi, “bombat i duam për një atentat të rëndësishëm“
Agjentët që kanë kontaktuar me trafikantët u kanë thënë se bombat u duheshin për një atentat të rëndësishëm në Tiranë. Kjo ka qenë gracka që ka sjellë nga Mali i Zi gjashtë bombat e sofistikuara 1500 euro. Pas realizimit të blerjes stimulante, policia ndoqi dy autoveturat tip “Benz“ dhe i ndaloi për kontroll në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, ku u gjetën dhe sasitë e eksplozivit C 4. Menjëherë u prangos 38-vjeçari Sandër Gjinaj, pronar i njërës makinë tip “Benz” 240, banor i fshatit Gruemirë në rrethin e Shkodrës. Pas tij u arrestuan Sandër Gjinaj, Mirash Dushku 34 vjeç, me banim në Vrakë të Malësisë së Madhe, Rrok Pepaj 46 vjeç, me banim në qytetin e Shkodrës, Altin Saloviç, 29 vjeç, me banim ne Vrakë të Malësisë së Madhe. Gjatë operacionit, policia bllokoi në cilësinë e provës materiale 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular, 6 celularë të markës “Sony”, “Erikson”, së bashku me 6 karikues, 6 transformatorë, 9 detonatorë, 1 pistoletë tip “Bereta”, 1 peshore elektronike, një sasi prej rreth 90 gram lëndë narkotike canabis sativa e përpunuar, 17 karikues për telefona “Erikson”, 1.600 fishekë. Gjithashtu me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy automjete, njëri tip “Benz 240” me targë SH 5295 D dhe tjetri “Benz 250” me targë SH 7976 D. Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar 20 kontrolle banesash.
Identifikim blerësit të eksplozivit tri javët e fundit para vrasjes së Lames
Prokuroria e Krimeve të Rënda pas arrestimit të katër shkodranëve dhe malazezit në Mitrovicë, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve plasëse po shikon mundësinë e zbardhjes së atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lame. Burime të Prokurorisë së Përgjithshme thanë për gazetën se, nga verifikimet paraprake është konstatuar se eksplozivi që u përdor ndaj Vadin Lames, ai te “Don Bosko” dhe në disa ngjarje të tjera të ndodhura kohët e fundit, është i njëjtë me atë të bombave të kapura disa ditë më parë. Burimet sqarojnë se, tashmë ka dyshime të forta se të arrestuarit kanë qenë furnizuesit e eksplozivit të përdorur në këto ngjarje. Ndërkaq hetimi do të shtrihet në identifikimin e personit që ka blerë eksplozivin që u përdor ndaj Lames. Burimet e akuzës thonë se nga hetimet e deritanishme është konkluduar se atentati ndaj Vajdin Lames është organizuar tri javët e fundit pas ngjarjes. Kjo, pasi një prej ashensorëve të pallatit është prishur tri javë para atentatit. Burimet thonë se dyshohet që atentatorët ta kenë hartuar planin e ekzekutimit me eksploziv, pasi kanë mësuar prishjen e ashensorit. Dhe pikërisht për blerjen e eksplozivit në këtë hark kohor trijavor, do të përqëndrohet hetimi, theksojnë burimet. Ato përfundojnë se dyshohet që blerësi i eksplozivit të paktën duhet të ketë dijeni rreth atentatorëve të Lames.