Bombavënësi i Oslos është një norvegjez ekstremist ksenofob

Organet policore kanë raportuar se personi që qëndron pas sulmeve të dyfishta në Oslo dhe atij me armë në Utøya, në kampin e të rinjve, është i njëjti individ, i arrestuari 32-vjeçar me origjinë etnike norvegjeze, Anders Behring Breivik.
Pavarësisht spekulimeve të shumta mediatike e politike se prapa sulmeve të kryera në Norvegji qëndronin celulat e Al Kaedës, Anders Breivik, i cili banon në një zonë relativisht elitare të Oslos, ka qenë anëtar i grupeve ekstremiste të djathta ksenofobe të Norvegjisë Lindore.
Hetimet e fundit kanë zbuluar edhe detaje të tjera se ai mbante dy armë të regjistruara(“Glock” dhe armë automatike), si dhe administronte një biznes të vogël bujqësor qysh prej viti 2009. Policia ende dyshon se ai ka siguruar lëndët e para për përgatitjen e bombës(nitrogjen,etj) përmes kompanisë që ai drejtonte.
Profesori i Akademisë së Policisë Norvegjeze, Tore Bjørgo, më herët pati shpjeguar se sulmet e kryera nuk janë tipike të Al Kaedës, dhe mbështetur në të dhënat paraprake e vëzhgimin psikologjik të situatës, ai ishte shprehur më parë se mund të bëhej fjalë për një grup ekstremist që i përngjan më shumë sulmit me bombë në Oklahoma, në vitin 1995. /Z.Gj/Start/
2011-07-23 08:40