Norvegjia nën makthin e sulmeve, mbi 80 numri i viktimave

Ka arritur në të paktën 80 numri i të vdekurve nga bomba e hedhur një ditë më parë nga një ekstremist i së djathtës norvegjeze dhe një ksenofob në afërsi të ndërtesës qeveritare dhe më pas sulmet me armë në një kamp të rinj.
Në pranga ka përfunduar mbrëmjen e shkuar 32-vjeçari Anders Bering Breyvik. Kryeministri Jens Stoltenberg i konsideroi aktet e fundit si një makth.
“Edhe kur dikush është i mirëpërgatitur, është gjithmonë dramatike kur dicka e tillë ndodh”, është shprehur ai. "Ajo që ndodhi në Utoeya është një tmerr. Një kamp veror të rinjsh i kthyer në ferr", komentoi kryeministri.Shefi i policisë Oystein Maeland tha se sulmi kishte arritur "përmasa katastrofike". /Start/
2011-07-23 09:10