E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë në Manastir, ende nuk është kapur autori

Manastir - Një bombë dorë është hedhur në lagjen “Shirok Sokak” të qytetit të Manastirit. Policia bën të ditur për mediat se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por janë dëmtuar vetëm vitrinat e dyqaneve përreth dhe disa makina që ndodheshin pranë vendngjarjes. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›