E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia e gatshme për të mbështetur institucionet e Kosovës

Prishtinë - Në fillim të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Kosovës, ministrja suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim Gunilla Clarsson, është pritur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Në takimin, i cili i ka paraprirë takimit të ministres suedeze Clarsson, me kryeministrin Hashim Thaçi, është biseduar për prosperitetin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Suedisë në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri Kuçi shfrytëzoi rastin ta falënderojë Ministren Carlsson për mbështetjen e madhe që Suedia ka dhënë për Kosovën, përmes SIDA-së, si dhe në Konferencën e Donatorëve për Kosovën.

Ministrja Carlsson shprehu gatishmërinë e Suedisë për të mbështetur institucionet e Kosovës në fushën e qeverisjes së mirë, funksionimit të sistemit ligjor, statistikave, ambientit dhe mirëpriti praninë e EULEX-it në Kosovë, e cila siç tha znj.Clarsson është një përkrahje e madhe në përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›